Një fëmijë i lindur falë Inteligjencës Artificiale pas më shumë se 18 vitesh përpjekjesh të një çifti amerikan. E gjithë kjo u bë e mundur përmes metodës STAR, e përdorur nga Qendra e Fertilitetit në Universitetin Columbia.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Historia tregon për një çift që për rreth dy dekada kërkonin të kishin fëmijë, duke iu nënshtruar cikleve të shumta të riprodhimit të asistuar në vende të ndryshme të botës. Megjithatë, të gjitha përpjekjet kishin dështuar për shkak të një problemi shëndetësor tek partneri mashkull.
Çifti nuk dëshironte të përdorte dhurimin e materialit riprodhues, prandaj vendosi të provojnë një qasje të re që ofrohej në Qendrën e Fertilitetit të Universitetit Columbia. Aty ishte zhvilluar metoda STAR, që përdor inteligjencën artificiale për të identifikuar elementët shumë të rrallë në mostra, të cilët janë të vështirë për t’u dalluar me sy të lirë, pavarësisht kujdesit të madh.
Studiuesit përdorën këtë sistem për të analizuar mostrën e partnerit mashkull, duke arritur të identifikojnë tri elementë individualë që më pas u përdorën për të fekonduar vezët e partneres. Kjo solli shtatzëninë e parë të mundur nga kjo metodë, dhe fëmija pritet të lindë në dhjetor.
Inteligjenca artificiale ka filluar prej disa vitesh të përdoret në laboratorët e mjekësisë riprodhuese. Në konferencën e fundit Eshre në Paris, që trajtoi temat e Mjekësisë Riprodhuese dhe Embriologjisë, shumë seanca iu kushtuan pikërisht këtij zhvillimi teknologjik.
AI ndihmon në vlerësimin e cilësisë së vezëve dhe shëndetit të embrioneve dhe po ashtu po gjen përdorim në trajtimin e problemeve riprodhuese tek meshkujt, si në këtë rast konkret.
Metoda STAR është zhvilluar nga drejtori i Qendrës së Fertilitetit në Universitetin Columbia, Zev Williams, dhe ekipi i tij, me qëllim të identifikimit të elementëve shumë të rrallë në mostra që më parë ishin thuajse të pamundura për t’u gjetur.
Ata u befasuan nga rezultatet e arritura dhe besojnë se ky sistem do të sjellë një ndryshim të madh në këtë fushë.
Në një rast ku teknikët e trajnuar nuk kishin gjetur asnjë element të nevojshëm në mostrën e një pacienti, sistemi STAR arriti të identifikojë 44 brenda një ore.
Procesi fillon me vendosjen e mostrës në një çip të posaçëm, i cili vendoset nën mikroskopin e lidhur me një kamerë me shpejtësi të lartë. Kjo teknologji merr mbi 8 milionë imazhe në më pak se një orë për të analizuar mostra me saktësi të lartë.
Më pas, sistemi izolon elementët e identifikuar në një pikë të vogël, duke lehtësuar shumë punën e embriologëve, të cilët me sy nuk do të kishin qenë në gjendje t’i dallonin apo mblidhnin ato.
Williams shpjegon se kjo është si të kërkosh një gjilpër në kashtë, pasi në rastin e pacientit nuk ka miliona të zakonshme, por vetëm dy apo tre të tillë. Sistemi e përfundon kërkimin në më pak se një orë, pa përdorur mjete që mund të dëmtonin këto elementë.