Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rikujtuar rolin e administratës së tij në zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Ai përmendi mes tyre edhe ndërmjetësimin në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Trump, gjatë kohës së mandatit të tij janë ndërmarrë veprime për të parandaluar përshkallëzimin e konflikteve në disa rajone të botës.
Në një deklaratë të tij, ai përmendi Ballkanin si një prej këtyre rajoneve ku janë shmangur përplasjet.
Trump përmendi konkretisht rastin mes Indisë dhe Pakistanit, si dhe Kosovën me Serbinë, si shembuj të angazhimit të tij diplomatik.
Ai tha se kishte ndërhyrë për të parandaluar tensionet duke dërguar një mesazh të qartë për palët.
“U thashë: a do të luftoni? Ne nuk do të tregtojmë”, theksoi ish-presidenti amerikan.
Sipas tij, kjo qasje ka rezultuar e suksesshme dhe ka ndikuar në uljen e tensioneve.
Trump vlerësoi se këto ndërhyrje kanë dhënë efekt dhe se proceset janë duke shkuar drejt zgjidhjes.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur përmendet shpesh roli i SHBA-ve në proceset e paqes në Ballkan.
Administrata e tij kishte luajtur një rol kyç në arritjen e marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington në vitin 2020.
Ky angazhim është konsideruar nga ai si një sukses në politikën e jashtme të presidencës së tij.