Teherani ka shprehur gatishmërinë për të rifilluar bisedimet me Shtetet e Bashkuara, mes tensioneve të shtuara në rajon.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Deklarata vjen pak pasi SHBA-të kryen sulme ndaj impianteve bërthamore iraniane.
Zëvendësministri i Jashtëm iranian deklaroi për NBC News se Irani është pro diplomacisë, por kërkon garanci nga Uashingtoni.
Ai tha se qeveria amerikane duhet të bindë Teheranin se nuk do të përdorë forcë gjatë negociatave.
Kjo siguri është thelbësore që udhëheqësia iraniane të marrë vendime për raundet e ardhshme të bisedimeve.
Në media është përmendur një takim i mundshëm në Oslo mes përfaqësuesve të lartë amerikanë dhe iranianë.
As Irani dhe as SHBA nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë takim.
Ministri iranian Abbas Aragchi tha të hënën se nevojitet më shumë kohë për rikthimin në tryezën e bisedimeve.
Negociatat për programin bërthamor kishin rifilluar para 13 qershorit, por u ndërprenë pas sulmeve izraelite.
Që prej 12 prillit, përfaqësuesit e dy vendeve janë takuar pesë herë; një takim i gjashtë u anulua për shkak të përshkallëzimeve.
Izraeli e justifikoi sulmin ndaj Iranit me kërcënimet bërthamore dhe deklaratat kundër ekzistencës së tij.
Në kundërpërgjigje, Irani sulmoi me raketa dhe dronë, ndërsa SHBA më 22 qershor shënjestroi tre objekte bërthamore iraniane, çka çoi në ndërprerjen e bashkëpunimit të Iranit me IAEA.