Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një zonë të banuar në Romë, duke lënë pas dhjetëra të plagosur dhe panik mes banorëve.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Shpërthimi ndodhi në një depo të gazit të lëngshëm (LPG), duke shkaktuar një zjarr të madh dhe mobilizim të menjëhershëm të forcave të emergjencës.

Autoritetet italiane qetësuan qytetarët duke theksuar se nuk ka rrezik serioz toksik nga ngjarja.

Kreu i zjarrfikësve, Eros Mannino, sqaroi se LPG-ja është një lëndë djegëse neutrale dhe jo toksike në vetvete.

Sidoqoftë, ai shtoi se digjja e materialeve plastike mund të ketë prodhuar dioksina në ajër.

Mannino tha se kushtet e motit, si qarkullimi i ajrit dhe erërat, ndihmuan në shpërndarjen e ndotjes.

Bilanci zyrtar i të plagosurve ka arritur në 50 persona, shumica prej tyre civilë.

Mes të lënduarve janë 24 civilë, 11 policë, 6 zjarrfikës, 1 karabinier dhe 3 punonjës të emergjencës.

Një oficer policie ndodhet në gjendje kritike, me djegie të rënda, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

Disa persona kërkuan ndihmë mjekësore vetë, duke u paraqitur në spitalet më të afërta.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka falënderuar publikisht të gjitha forcat që morën pjesë në operacionin e shpëtimit.

Ajo theksoi se profesionalizmi dhe shpejtësia në ndërhyrje shmangën një tragjedi edhe më të madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *