Donaldi ka surprizuar ndjekësit e tij duke publikuar së fundmi një video të Borës në Instagram Story. Në sfondin e videos, ai ka shtuar një përshkrim romantik që thotë: “Unë mund të xhiroj momente të tilla përgjithmonë.”
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Ky veprim i tij ka marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive në rrjete sociale, ku fansat e çiftit janë emocionuar nga gjesti i tij i ëmbël dhe i sinqertë. Shumë e kanë interpretuar si një dëshmi e ndjenjave të forta që ai vazhdon të ketë për Borën.
Çifti Donaldi dhe Bora mbetet një ndër më të komentuarit në showbiz-in shqiptar. Çdo veprim i tyre vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, veçanërisht kur ka lidhje me ndjenja dhe dashuri.
Ky postim i fundit i Donaldit ka rikthyer sërish emocionet te fansat e tyre, të cilët shpeshherë shprehen publikisht se duan t’i shohin bashkë, si në ditët e tyre më të mira.