Barcelona është shpallur kampione e La Ligas sonte, pas një fitoreje të rëndësishme ndaj rivalit lokal, Espanyolit, me rezultat 0:2.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Fitorja erdhi falë golave të shënuar nga talenti i ri Lamine Yamal dhe mesfushori Fermin Lopez.
Lamine Yamal ishte figura qendrore e ndeshjes, duke hapur rezultatin me një gol të bukur dhe më pas duke asistuar edhe golin e dytë.
Në minutat e fundit të takimit, Yamal shërbeu perfekt për Lopezin, i cili vulosi fitoren dhe njëkohësisht titullin kampion për ekipin katalunas.
Ky është titulli i 28-të i La Ligas për Barcelonën, duke e forcuar edhe më shumë statusin e saj si një nga klubet më të suksesshme në historinë e futbollit spanjoll.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Hansi Flick e siguroi kampionatin dy javë përpara përfundimit të sezonit, çka dëshmon dominimin e tyre gjatë gjithë garës.
Barcelona aktualisht ka grumbulluar 85 pikë, shtatë më shumë se Real Madridi që renditet i dyti me 78 pikë.
Ky triumf është një tjetër moment historik për klubin, i cili me një përzierje të lojtarëve të rinj dhe përvojës, po ndërton një të ardhme të ndritur.