Këngëtari dhe fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, ka një arsye të veçantë për të festuar sot. Ai kremton ditëlindjen e tij të 25-të, duke shënuar një tjetër kapitull në jetën dhe karrierën e tij muzikore dhe publike.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Gjesti është bërë një prej figurave më të dashura për publikun shqiptar, veçanërisht pas fitores së tij në spektaklin e famshëm televiziv, ku spikati me karizmën, talentin dhe sinqeritetin e tij. Sot, me plot 25 vite jetë, ai ka përpara një të ardhme premtuese në skenën artistike.

Urimi i parë për këtë ditë të rëndësishme erdhi nga një tjetër figurë e njohur e ekranit, moderatori Ledion Liço. Ai nuk nguroi të shprehë emocionet e tij përmes një postimi të veçantë në rrjete sociale.

“Urime ditëlindja nub, shkëlqe gjithmonë”, shkroi Ledioni në një foto të ndarë nga momentet e fundit të finales së “BBVA4”, ku ai dhe Gjesti shihen duke u përqafuar plot emocion.

Ky urim i përzemërt nga Ledioni, që ka qenë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të Gjestit në spektakël, vlerësohet shumë nga ndjekësit, të cilët gjithashtu kanë nisur të shpërndajnë urime dhe mesazhe dashamirëse për këngëtarin.

Ndërkohë, fansat dhe miqtë e tij kanë mbushur rrjetet sociale me urime dhe kujtime të bukura nga rrugëtimi i Gjestit në “BBVA”, duke e bërë këtë ditëlindje edhe më të veçantë për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *