Familja Përgjegjaj është goditur sot nga një humbje e madhe. Nëna e këngëtarit të njohur Meda, zonja Remzije (Maliqi) Përgjegjaj, është ndarë nga jeta më 14 maj 2025, në moshën 69-vjeçare.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Lajmin e trishtë e bëri publik bashkëshortja e këngëtarit, Luljeta Përgjegjaj, përmes një fotografie prekëse në rrjete sociale. Në imazh, ajo shihet pranë nënës së ndjerë të Medës, duke e mbajtur dorën mes lotësh, ndërsa shkruan:
“Shpirti yt në lule të xhenetit, vjehrra jem”, shoqëruar me simbole lutjeje dhe dhimbjeje.
Më vonë ka reaguar edhe vetë Meda me një mesazh emocional:
“Bëna hallall, Nana ime e dashur. Sa shumë të kam dashtë… do të dua dhe do të kujtojmë përjetësisht. Allahu na bashkoftë në Xhenet, inshallah.”
Ai njoftoi se detajet për varrimin do të bëhen të ditura më vonë.
Në vitin 2015, Meda i kishte kushtuar një këngë të veçantë nënës së tij, si shenjë nderimi dhe dashurie për përkushtimin e saj ndër vite.
Ngushëllime të përzemërta për Medën, familjen Përgjegjaj dhe të gjithë ata që ndanë jetën me këtë grua të dashur.