Një situatë e rëndë dhe e papranueshme ka ndodhur në edicionin e dytë të spektaklit “Ferma VIP”, ku tensionet mes pjesëmarrësve kanë kapërcyer çdo kufi të etikës dhe respektit. Spektakli që synon të ofrojë argëtim dhe sfida bujqësore, është përfshirë nga një incident shqetësues.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Në qendër të këtij incidenti është këngëtarja dhe banorja e fermës, Big Mama, e cila ka shpërthyer në një debat të ashpër me bashkëfermeren Alba, duke kaluar në fyerje të rënda dhe më pas në një veprim të papranueshëm fizik.

Debati mes tyre ka ndodhur brenda ambienteve të fermës dhe ka degraduar në një akt të rëndë – Big Mama ka pështyrë Albën, një veprim që ka tronditur publikun dhe ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale.

Gjatë këtij momenti të tensionuar, Big Mama ka përdorur fjalë tejet fyese si “pise femër”, “njeri pa dinjitet”, “pa moral” dhe “idiote”, ndërkohë që është dëgjuar të përdorë edhe gjuhë të papërshtatshme në serbisht. Pika kulmore e konfliktit ishte pështyrja, e cila është cilësuar si tejkalim i çdo kufiri moral dhe etik.

Pas këtij incidenti, rrjetet sociale janë mbushur me komente nga shikuesit, të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre dhe kërkojnë që produksioni i spektaklit të marrë masa të menjëhershme ndaj Big Mamës për sjelljen e saj.

“Ferma VIP 2”, që kishte për qëllim të ofronte një përvojë ndryshe për publikun, po kthehet gjithnjë e më shumë në një hapësirë për konflikte dhe sjellje të papranueshme, duke ngritur shqetësime për drejtimin dhe menaxhimin e formatit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *