Juristi Romeo Kara ka komentuar mungesën e ish-kryeministrit Sali Berisha në seancën e parë gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke e cilësuar atë si pjesë të një frike të thellë dhe të një strategjie të qëllimshme.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Sipas Karës, Berisha ndodhet në një fazë ku përballja me drejtësinë është e pashmangshme dhe e frikshme për të.
“Berisha e ka tmerr ditën kur do ulet në bankën e të akuzuarve,” tha juristi në një emision televiziv, duke shtuar se “ajo ditë shënon fundin e mitit të tij të paprekshmërisë”.
Juristi theksoi se mungesa në seancën e parë nuk është aspak e rastësishme, por pjesë e një taktike politike dhe psikologjike për të vonuar procesin gjyqësor.
“Nuk është vetëm një sfidë ndaj institucioneve, është frikë e ndërtuar për vite me radhë mbi imunitetin politik që tani po i shembet,” deklaroi Kara.
Ndërkohë, seanca e parë ndaj Berishës në GJKKO u zhvillua pa praninë e tij, pasi ai vijon të mos zbatojë masën e “detyrimit për t’u paraqitur”.
Ish-kryeministri po qëndron i izoluar në banesën e tij dhe pretendon se procesi ndaj tij është i motivuar politikisht.
Prokuroria e Posaçme po heton Berishën për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Çështja pritet të njohë zhvillime të rëndësishme gjatë javëve në vijim, ndërsa drejtësia shqiptare përgatitet për një nga përballjet më të ndjeshme të dekadës së fundit.