Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron: Mos e keqpërdorni vizën turistike për lindje në SHBA

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Përdorimi i vizës turistike (B1/B2) me qëllimin kryesor për të lindur në SHBA dhe për t’i siguruar fëmijës shtetësinë amerikane është shkelje e qëllimit të vizës dhe mund të çojë në ndalim hyrjeje apo refuzim të përhershëm.

Sipas ambasadës, oficerët konsullorë janë të trajnuar për të identifikuar raste kur një aplikant nuk është i sinqertë për arsyen e udhëtimit.

Nëse dyshohet se dikush po udhëton me qëllim të lindjes për përfitim shtetësie, aplikimi për vizë do të refuzohet menjëherë.

Kjo rregull aplikohet pa përjashtim dhe synon të mbrojë integritetin e sistemit të imigracionit amerikan.

Ambasada thekson se vizat turistike janë të destinuara për udhëtime të përkohshme: turizëm, vizita familjare ose biznese jo të paguara.

Lindja e fëmijës në SHBA për përfitim shtetësie, jashtë rasteve mjekësore të justifikuara, konsiderohet keqpërdorim i vizës.

Në rast se një aplikant ka qëllime të tilla dhe nuk i deklaron, kjo mund të çojë në refuzime të ardhshme dhe ndalim udhëtimi për një kohë të pacaktuar.

Ambasada i bën thirrje qytetarëve të aplikojnë me qëllime të sinqerta dhe të deklaruara qartë, për të shmangur pasoja të pakthyeshme në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *