Një ngjarje tragjike ndodhi së fundmi në Itali, ku një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën pas një incidenti të dhunshëm.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Viktima quhet Rivaldo Rusi dhe u qëllua për vdekje nga një biznesmen italian.

Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e së dielës në qytetin Centola.

Rivaldo, së bashku me një person tjetër, tentuan të hynin në banesën e 60-vjeçarit për të kryer një grabitje.

Kur biznesmeni vuri re praninë e tyre në shtëpinë e tij, ai reagoi duke qëlluar me armë.

Si pasojë e plumbave, Rivaldo humbi jetën në vend.

Personi tjetër që ishte me të u plagos rëndë dhe u dërgua në një spital në Napoli.

Pas ngjarjes, policia arrestoi biznesmenin italian.

Ai tha para karabinierëve se kishte vepruar për të mbrojtur veten dhe pronën e tij.

Sipas tij, dy të rinjtë tentuan të vjedhin banesën e tij dhe ai reagoi në mbrojtje.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe po vazhdojnë hetimet nga autoritetet.

Autoritetet italiane po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij incidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *