Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim imamin e njohur, Ahmet Kalaja, për veprën “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Gjithë veprimi parashikon dënim me gjobë ose burg deri në tre vjet.
Kalaja drejton xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës.
Ai dyshohet se ka penguar një operacion antiterrori në vitin 2022 duke mos dorëzuar videot nga kamerat e sigurisë.
Pamjet e xhamisë sipas hetuesve mund të zbardhnin aktivitetin e personave që shpërndanin mesazhe me përmbajtje urrejtjeje fetare.
Prokuroria argumenton se veprimi i tij ishte në bashkëpunim me persona të tjerë.
Kalaja ka reaguar duke mohuar akuzat dhe e konsideron rastin si një “keqkuptim”.
Sipas tij, ai ka bashkëpunuar plotësisht me autoritetet gjatë gjithë hetimit.
Ai u shpreh se kishte dorëzuar çdo gjë që autoritetet e kishin kërkuar.
Tashmë çështja është dorëzuar në gjykatë për vendim të mëtejshëm.