TRAGJEDI E MADHE – Po ktheheshin nga Gjermania në vendlindje, vdesin 3 shqiptarë në aksident (Emrat)

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Gjermani, ku tre shtetas shqiptarë kanë humbur jetën.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Viktimat ishin pjesë e së njëjtës familje me origjinë nga fshati Komogllavë i Ferizajt.

Sipas raportimeve, ata po udhëtonin drejt Gjermanisë pasi kishin qenë në Kosovë.

Ngjarja ndodhi në autostradën A3, në drejtim të Nurembergut.

Për arsye që ende nuk janë sqaruar, automjeti doli nga rruga.

Makina përfundoi poshtë një argjinature pranë autostradës.

Më pas automjeti ra mbi shinat hekurudhore që kalojnë nën autostradë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, tre personat që ndodheshin në mjet humbën jetën.

Policia gjermane bëri të ditur se në aksident nuk është përfshirë asnjë automjet tjetër.

Autoritetet po hetojnë shkaqet që çuan në daljen e makinës nga rruga.

Operacioni i shpëtimit rezultoi tepër i vështirë për ekipet e emergjencës.

Fillimisht, viktimat nuk mund të nxirreshin nga automjeti për shkak të dëmtimeve të mëdha.

Për këtë arsye u angazhua edhe një vinç për të larguar mjetin.

Fatmirësisht, në momentin e aksidentit nuk po kalonte asnjë tren në atë segment hekurudhor.

Prokuroria Publike e Regensburgut ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Me urdhër të prokurorisë është angazhuar edhe një ekspert për rindërtimin e aksidentit.

Identiteti i viktimave u bë i ditur edhe nga bashkatdhetari i tyre, Qerim Rexhepi.

Viktimat janë Tahir Aliu, 61 vjeç, Gentian Aliu, 34 vjeç, djali i Tahirit, dhe Laurent Aliu, 16 vjeç.

Lajmi ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe bashkëfshatarët e tyre.

Hetimet nga autoritetet gjermane vazhdojnë për të përcaktuar me saktësi rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *