Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademaj, i është drejtuar me një apel publik mediave në Shqipëri, duke kërkuar që të mos publikojnë videot nga provat e rastit të motrës së tij.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Në reagimin e tij, ai thekson se familja është thellësisht e shqetësuar për qarkullimin e këtyre materialeve, të cilat janë paraqitur gjatë procesit gjyqësor dhe kanë pasur për qëllim vetëm zbardhjen e së vërtetës mbi vrasjen.
Ademaj u bën thirrje të gjitha mediave, gazetarëve, blogerëve dhe personave publikë që të tregojnë përgjegjësi dhe të largojnë menjëherë këto video nga platformat e tyre, duke shmangur transmetimin e tyre në televizione.
Ai thekson se publikimi i tyre nuk i shërben interesit publik, por vetëm kureshtjes, ndërsa dëmton rëndë dinjitetin e viktimës dhe familjes së saj.
Sipas tij, këto pamje krijojnë dhimbje të vazhdueshme për familjarët, veçanërisht për fëmijët e Liridonës, të cilët duhet ta kujtojnë nënën e tyre për jetën që ka bërë, e jo për momentet tragjike.
Familja kujton se në Kosovë ka pasur mirëkuptim nga mediat për të mos publikuar materiale të tilla dhe kërkon të njëjtin standard edhe në Shqipëri.
Në fund të apelit, Ademaj kërkon që kjo thirrje të merret seriozisht dhe të respektohet për hir të dinjitetit njerëzor dhe ndjeshmërisë së situatës.
Ndërkohë, lidhur me rastin, Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë vendimin përfundimtar, duke dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murseli dhe Granit Plava për vrasjen e Liridona Ademajt.
Po ashtu, Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vite burgim për përfshirjen e tij në këtë ngjarje të rëndë.
Leave a Reply