Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka refuzuar kërkesën e Lëvizja Vetëvendosje (LVV) për propozimin e tre kandidatëve për pozitën e presidentit të shtetit në bashkëpunim me Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka cilësuar këtë kërkesë si një manovër politike, duke theksuar se ajo nuk është serioze dhe vjen në moment të vonuar.
Sipas Hamzës, kjo është një përpjekje për të gjetur fajtorë dhe për të mbuluar, siç u shpreh ai, mungesën e veprimeve konkrete nga ana e LVV-së dhe kryeministrit Albin Kurti.
Ai shtoi se ka pasur kohë të mjaftueshme për të ndërmarrë hapa konkretë dhe se oferta të tilla në minutat e fundit nuk kontribuojnë në zgjidhjen e situatës.
Hamza theksoi gjithashtu se kjo çështje është diskutuar gjerësisht brenda PDK-së dhe se qëndrimi i tyre është tashmë i qartë dhe përfundimtar.
Sipas tij, pavarësisht rolit konstruktiv që pretendon se ka pasur PDK-ja, nuk ka pasur mirëkuptim nga ana e Vetëvendosjes.
Në përfundim, ai deklaroi se për PDK-në kjo çështje konsiderohet e mbyllur dhe se propozimi i LVV-së nuk përbën një ofertë serioze për bashkëpunim politik.

Leave a Reply