Gjatë festës së ditëlindjes së Loredana Bratit, ndodhi një moment i papritur që mori vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale. Egli Tako u largua nga festa në mënyrë të papritur, duke i dhënë fund pjesëmarrjes së saj shumë më herët se të tjerët.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Në një video që është bërë virale, Egli shihet duke u përshëndetur shkurt me Loredanën dhe më pas largohet nga ambienti. Gjesti i saj nuk kaloi pa u komentuar nga ndjekësit, të cilët menjëherë nisën të spekulojnë për arsyen e largimit.

Ajo që i dha më shumë peshë situatës ishte fakti se në të njëjtën kohë në festë ndodhej edhe Xheneta Fetahu. Në video, Xheneta shihet duke kërcyer në sfond, dhe kjo përkoi me momentin kur Egli u largua, duke ngritur dyshime për një tension të pazgjidhur mes tyre.

Tensionet mes Eglit dhe Xhenetës janë të njohura për publikun që nga koha kur ishin pjesë e “Big Brother VIP”. Ato kanë pasur përplasje të shumta për shkak të romancës së Eglit me Gjestin, një lidhje që kishte shkaktuar xhelozi dhe përplasje emocionale me Xhenetën.

Kjo situatë e re ka rikthyer interesin e publikut për dinamikat mes tyre, duke lënë të kuptohet se marrëdhëniet nuk janë zbutur edhe pas daljes nga formati televiziv. Ndjekësit e tyre po ndajnë mendimet dhe mbështetjen në rrjetet sociale.

Videoja e momentit të largimit të Eglit është shpërndarë gjerësisht online, duke ndezur një tjetër debat rreth marrëdhënieve të vjetra që ende lënë pasoja në publik. Situata pritet të komentohen edhe nga vetë protagonistët në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *