Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas lajmeve që qarkulluan mbi gjendjen e tij shëndetësore.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Prej disa javësh, ndjekësit e tij kishin shfaqur shqetësim për shkak të disa postimeve të njëpasnjëshme në rrjete sociale.

Mesazhet e tij u interpretuan si shenja të problemeve shëndetësore dhe u bënë shkas për diskutime të gjera në media.

Burime pranë artistit përmendën se postimet erdhën në një periudhë tensioni mes tij dhe labelit ku ai bënte pjesë.

Debati, sipas tyre, kishte të bënte me të drejtat mbi projektet muzikore që Gjesti kishte realizuar ndër vite.

Pas këtyre lajmeve dhe dyshimeve, këngëtari ka zgjedhur të shfaqet publikisht përmes një videoje në rrjetet sociale.

Në video, Gjesti duket në formë të mirë dhe transmeton energji pozitive për ndjekësit e tij.

Me një ton ironik, ai ‘thumbon’ kolegët e vet në industrinë muzikore.

“Ku jeni more, ku jeni ju? Hej, unë vetëm po shikoj mos ka ndonjë stil të ri, a ndonjë gjë. Por nuk po shoh asgjë. Asgjë, krejt me të vjetra keni mbetur,” shprehet ai në video.

Deklarata e tij u interpretua si një mesazh i qartë se këngëtari nuk ka probleme shëndetësore dhe se është rikthyer aktiv në skenë.

Ky reagim ka qetësuar fansat, duke i dhënë fund zërave mbi gjendjen e tij të rënduar.

Gjesti duket se është gati të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij muzikore, duke e lënë pas periudhën e tensionuar me labelin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *