Një i ri shqiptar 20-vjeçar është arrestuar nga policia italiane gjatë një operacioni antidrogë në zonën e Lucca-s.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Arrestimi ndodhi pasi i dyshuari u ndalua për një kontroll rutinë, teksa drejtonte një makinë të marrë me qira nga një agjenci lokale.
Hetimet e mëvonshme zbuluan se ai ishte i përfshirë në shpërndarjen e kokainës në doza të vogla.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit u sekuestrua një sasi prej 33 gramësh kokainë, e ndarë në 26 doza gati për shitje.
Në fillim, agjentët vunë re kartëmonedha të shumta në çantën e 20-vjeçarit, gjë që ngriti dyshime për aktivitet të paligjshëm.
Gjatë verifikimeve në automjet, një prej oficerëve gjeti të fshehur një çorape nën sediljen e shoferit. Brenda saj u gjetën dozat e kokainës, por edhe karta e sigurimit shëndetësor e një personi tjetër.
Policia sekuestroi gjithashtu automjetin e tipit “Fiat Panda”, i cili dyshohet se përdorej për shpërndarjen e drogës në territor.
Hetimet e mëtejshme çuan në një hotel në Altopascio, ku i riu kishte qëndruar gjatë ditëve të fundit.
Gjatë kontrollit në dhomën e tij, oficerët zbuluan një çantë shpine që përmbante pothuajse 10 mijë euro cash.
Shuma prej 9,865 eurosh konsiderohet e ardhur nga aktiviteti i paligjshëm i shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Sipas policisë italiane, i arrestuari kishte mbërritur në Itali prej më pak se një muaji dhe kishte nisur menjëherë aktivitetin e tij kriminal.
Ai pranoi autorësinë e veprës dhe tashmë do të përballet me gjykatën përmes një procedure të shkurtuar, të njohur si gjyq i përshpejtuar.