Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk do të bëjnë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Ai theksoi se arsyeja kryesore është mungesa e mundësisë për t’u marrë vesh me ta.
Kurti veçoi dy deputetë të PDK-së, Blerta Deliun dhe Elmi Recicën, të cilët sipas tij, kanë qëndrime që nuk përputhen me vizionin e tij politik.
Ai përmendi se këta deputetë kanë votuar për çështje që ai i konsideron të papranueshme.
Së pari, sipas Kurtit, ata kanë votuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të njohur si “Zajednica”.
Gjithashtu, ai tha se kanë mbështetur amnistimin e krimineleve serb.
Një tjetër votë që ai përmendi është ajo për Gjykatën Speciale, për të cilën ka qenë kritik.
Po ashtu, Kurti tha se këta deputetë kanë votuar edhe për demarkacionin me Malin e Zi.
Ai u shpreh se këto qëndrime janë në kundërshtim me parimet e tij dhe të partisë që ai përfaqëson.
“Po thu koalicion me ta? Nuk bëhet, nuk mundemi me u marrë vesh me ta,” tha ai me tone të qartë.
Ky qëndrim nga Kurti tregon distancimin e tij të plotë nga PDK-ja dhe veçanërisht nga këta dy deputetë.
Në këtë mënyrë, ai dëshmon që koalicioni me PDK-në nuk është i mundur në këtë fazë politike.