Pjesa kontinentale e Portugalisë po përballet me një valë të nxehti që ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore. Temperaturat kanë arritur deri në 42 gradë Celsius në disa zona të Gadishullit Iberik, Greqisë dhe Francës.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Ky nxehtësi ekstreme ka sjellë mot të paqëndrueshëm në Portugali, duke shkaktuar reshje të papritura shiu, stuhi të forta dhe breshër, veçanërisht në brendësi të vendit.

Të dielën, qindra turistë dhe banorë lokalë u habitën nga pamjet e rralla të “retë dallgë” që dilnin nga oqeani dhe përparonin drejt bregdetit.

Ky fenomen, i njohur si re valëzuese, është një rrallësi meteorologjike që krijohet nga bashkëveprimi i masave të ndryshme ajrore dhe flladit të detit. Retë kanë formë tubulare dhe lëvizin horizontalisht, duke dhënë përshtypjen e një vale gjigande, por nuk kanë lidhje me tsunami.

Ndërsa këto re afrohen, erërat e forta janë shfaqur dhe kanë surprizuar pushuesit në plazhe.

Me parashikimet që temperaturat do të rriten edhe më shumë gjatë javës, rritet edhe frika nga zjarret e mëdha në zonat rurale të vendit.

Shërbimi Kombëtar i Mbrojtjes Civile në Portugali ka lëshuar paralajmërime për popullsinë, duke këshilluar masa parandaluese dhe kujdes të shtuar.

Rreziku i zjarrit është shumë i lartë, veçanërisht në brendësi të veriut dhe qendrës së vendit, si dhe në rajonin e Algarve.

Autoritetet kërkojnë nga banorët të respektojnë masat e sigurisë për të shmangur përhapjen e zjarreve dhe dëme të mëdha në natyrë dhe pronë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *