Një ngjarje tragjike është shënuar në plazhin e Tales në Lezhë, ku një pushues nga Kosova ka humbur jetën.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Viktima është një 46-vjeçar me inicialet Sh.K., i cili kishte ardhur në Shqipëri për pushime verore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:20, kur i riu u vu re nga pushuesit në gjendje të rënduar në det.

Disa prej qytetarëve që ndodheshin në vendngjarje ndërhynë dhe e nxorën atë nga uji.

Menjëherë u lajmëruan shërbimet mjekësore dhe forcat e policisë për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Përkundër përpjekjeve për ta shpëtuar, 46-vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Policia njoftoi se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të jashtme.

Dyshimet paraprake flasin për mbytje si shkak i vdekjes, ndoshta si pasojë e një gjendjeje shëndetësore të papritur.

Trupi i pajetë i është dorëzuar mjekësisë ligjore për ekspertizë të mëtejshme.

Ngjarja ka tronditur pushuesit e zonës, të cilët thanë se gjithçka ndodhi shumë shpejt.

Autoritetet kanë ngritur një grup hetimor për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.

Prokuroria e Lezhës është përfshirë në hetim dhe priten rezultatet zyrtare nga ekzaminimi mjeko-ligjor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *