Të shtënat me armë gjatë natës midis të dielës dhe të hënës në Foria di Centola, Itali, kanë tronditur banorët e zonës.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Ngjarja ndodhi në një vilë të izoluar, ku sipas autoriteteve, tre të rinj shqiptarë dyshohet se tentuan të vjedhin.

Pronari i vilës, një biznesmen italian 60-vjeçar, i zuri në flagrancë dhe qëlloi me armë.

Si pasojë, një prej të rinjve shqiptarë, 25 vjeç, mbeti i vdekur nga plagët e marra.

Trupi i tij u gjet dy ditë më vonë në një zonë pyjore, falë informacionit që dha vetë biznesmeni.

Ai u paraqit me vullnet të lirë në Prokurori për të rrëfyer gjithçka që ndodhi atë natë.

Gjatë dëshmisë, tha se e tërhoqi trupin e pajetë në pyll dhe e fshehu pjesërisht në bimësi.

Për dy ditë nuk tregoi asgjë, por më pas vendosi të bashkëpunojë me hetuesit.

Karabinierët, me ndihmën e qenve dhe një helikopteri, shkuan në vendin ku u gjet kufoma.

Ndaj tij ka nisur një hetim për plagosje të rëndë dhe fshehje kufome.

Gjithashtu, ai rrezikon të akuzohet për vrasje, në varësi të rezultateve të autopsisë dhe analizave balistike.

Ngjarja ka shkaktuar tension në komunitet, pasi shumë të afërm të viktimës dhe të plagosurit janë parë pranë zonës, duke shtuar ndjesinë e pasigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *