Protagonisti i serialit të njohur “Osmani”, aktori turk Burak Özçivit, ka zgjedhur Shqipërinë si destinacion për pushimet e tij këtë verë.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
I njohur për rolet e tij ikonike në telenovelat turke, Buraku është parë së fundmi në qytetin e bukur bregdetar të Vlorës.
Ai është shoqëruar nga partnerja e tij, aktorja Fahriye Evcen, me të cilën ka ndarë momente të veçanta gjatë vizitës.
Në disa “InstaStory” të publikuara nga një restorant lokal, aktori shfaqet i buzëqeshur, i veshur thjesht dhe sportiv, duke reflektuar qetësi dhe mirëqenie.
Edhe Fahriye ka ndarë disa foto nga pushimet, ndonëse pa zbuluar vendndodhjen, duke ruajtur një dozë privatësie.
Pak para mbërritjes, në llogarinë e tij në Instagram, Burak postoi një foto nga aeroporti, duke lënë të kuptohej se po nisej drejt një destinacioni të veçantë.
Më vonë u konfirmua se vendi i zgjedhur ishte pikërisht Shqipëria, më saktësisht Vlora.
Aktori ka vizituar edhe ambientet e bashkisë, ku është pritur nga kryebashkiaku Ermal Dredha.
Gjatë vizitës, kryebashkiaku shprehu kënaqësinë për praninë e aktorit dhe u shpreh se Vlora i ka lënë mbresa shumë të mira.
Kjo vizitë e Burakut është pritur me entuziazëm nga fansat shqiptarë, që e kanë ndjekur prej vitesh në ekran.
Prania e tij ka marrë jehonë në rrjetet sociale, duke e bërë Vlorën sërish në qendër të vëmendjes.
Turizmi shqiptar po tërheq gjithnjë e më shumë figura ndërkombëtare, dhe ky rast është një tjetër dëshmi e kësaj rritjeje.