Modelja e “She’s On Top” ka përlotur konkurrentet dhe jurinë me historinë e saj të dhimbshme personale.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Me lot në sy, 22-vjeçarja Marigona Halilaj rrëfeu ngjarjen më tragjike që ka përjetuar ndonjëherë.

Ajo tregoi se vjen nga Gjilani dhe se e ka kaluar jetën mes shumë sfidash, kryesisht për shkak të një familjeje me të kaluar të vështirë.

Sipas saj, nëna e saj është përballur me dhunë të rëndë në familje nga bashkëshorti, babai i Marigonës.

Dhunën më të rëndë e përjetoi vëllai i saj, të cilin babai tentoi ta godiste me thikë, duke vënë në rrezik të gjithë familjen.

Në vitin 2005, ndodhi tragjedia. Nëna e Marigonës, në përpjekje për të mbrojtur fëmijët, e vrau babanë.

Marigona ka qenë vetëm 2 vjeçe e gjysmë kur ndodhi kjo ngjarje. Nëna kishte bërë përpjekje të shumta për ta denoncuar dhunën në polici, por pa sukses.

Babai jetonte në Zvicër, ndërsa nëna qëndronte në Kosovë me fëmijët, e vendosur për të ruajtur një distancë prej tij.

Në momentin kritik, kur babai kërcënoi jetën e vëllait dhe vajzave, nëna nuk pa rrugëdalje tjetër.

Pas ngjarjes, ajo u dorëzua vetë në polici dhe fëmijët u morën nën përkujdesje nga shteti.

Marigona rrëfeu se babai kishte qenë i martuar disa herë dhe kishte fëmijë me gra të tjera, të cilët më vonë i dërguan letra gjykatës për të mbështetur lirimin e nënës së saj.

Ajo e mbylli historinë duke thënë se nëna e saj është shumë e përkrahëse dhe krenare për të, dhe e ka shoqëruar në fillimet e saj në “She’s On Top”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *