Avdi Jusufi, një besimtar nga Kosova, ka ndërruar jetë në Mekë gjatë kryerjes së Haxhit.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Ngjarja ka ndodhur dje, në një nga momentet më të shenjta të udhëtimit të tij.
Djali i tij, Alaudin Jusufi, ka treguar për detajet prekëse në një intervistë në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Ai ka sqaruar se babai i tij e kishte kryer Haxhin për vete para dy vitesh, dhe ishte kthyer në gjendje të mirë shëndetësore.
Këtë vit, Avdi Jusufi kishte vendosur të udhëtonte sërish në Mekë, por kësaj here me një mision të veçantë shpirtëror.
Ai kishte marrë përsipër të kryente Haxhin si bedel për njërin nga prindërit e tij të ndjerë.
Për prindin tjetër, ai kishte organizuar një person tjetër që ta përmbushte obligimin fetar në emër të tij.
Familjarët tregojnë se kjo ishte një dëshirë e madhe e tij dhe një amanet që ai e ndjente të shenjtë.
Vdekja e tij në tokën e shenjtë është parë si një ndarje e dhimbshme, por me një simbolikë të thellë fetare.
Ai u largua nga kjo botë duke kryer një nga veprat më të lavdëruara në Islam – në vendin më të shenjtë për myslimanët.