Qeveria ka miratuar një vendim të ri që synon të nxjerrë nga harresa zonat rurale të vendit duke i kthyer ato në vende tërheqëse për çiftet e reja.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Përmes një skeme të re mbështetëse, çiftet që vendosin të kthehen e të jetojnë në fshat do të përfitojnë ndihmë financiare deri në 100,000 euro.
Ky vendim është pjesë e një strategjie më të gjerë për zhvillimin rural dhe për të nxitur qëndrimin e të rinjve në vend.
Shuma e përfituar mund të përdoret për ndërtimin ose rindërtimin e shtëpive, blerjen e pajisjeve bujqësore, tokës ose bagëtive.
Për të përfituar nga ndihma, aplikantët duhet të jenë nën 40 vjeç dhe të zotohen se do të jetojnë e punojnë në zonën rurale për të paktën 10 vjet.
Në rast të mosrespektimit të kushteve, ndihma do të kthehet mbrapsht në tërësi.
Përfituesit do të kenë mundësi të marrin mbështetje që mbulon deri në 80% të kostove të pranueshme, me një tavan prej 6 milionë denarësh për çift.
Ndihma do të ofrohet në bazë të një plani biznesi që miratohet nga autoritetet përkatëse dhe do të shtrihet në një periudhë 3-vjeçare.
Mbështetje e ngjashme është parashikuar edhe për të rinjtë që hapin një biznes të ri në sektorin e bujqësisë apo pylltarisë.
Fermerët e rinj do të mund të përfitojnë deri në 20,000 euro në mbështetje financiare.
Gratë që janë aktive në ekonominë bujqësore do të kenë akses në mbështetje për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe për aktivitete inovative.
Qëllimi kryesor i kësaj mase është të rikthejë jetën dhe zhvillimin ekonomik në zonat fshatare, duke i dhënë të rinjve një arsye për të qëndruar e kontribuar aty.