Dy emra të njohur të skenës muzikore shqiptare, Xhemile Veselaj dhe Robert Berisha, kanë sjellë për publikun një bashkëpunim të ri artistik.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Kënga titullohet “Unë ta kalli zemrën” dhe vjen e shoqëruar me një videoklip dinamik e të kuruar në detaje.
Ky projekt i ri është pritur me interes nga publiku, për shkak të stilit të veçantë të dy artistëve dhe energjisë që ata sjellin në interpretim.
Në një pjesë të këngës, Roberti dëgjohet duke thënë “Lem ta ha pak zemrën”, duke i dhënë notë humori dhe afeksioni tekstit.
Xhemilja i përgjigjet me një batutë spontane: “Sa t’madh e paske sensin e humorit”, duke e bërë skenën edhe më të këndshme për shikuesit.
Ky shkëmbim i shprehive plot humor dhe ngrohtësi ka marrë vëmendjen e fansave në rrjetet sociale.
Bashkëpunimi i tyre tregon harmoninë artistike dhe dëshirën për të sjellë diçka argëtuese dhe të freskët për publikun shqiptar.
Publikimi i këngës është realizuar në platformën YT dhe pritet të ketë ndikim të gjerë në tregun muzikor vendor.