Rizarta Hoxha ka konfirmuar për herë të parë se është në një lidhje dashurie me një ish-banor të “Big Brother VIP Albania”.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Dyshimet për një romancë mes saj dhe Aldo Markut kishin nisur që gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e BBVA, ku ata u panë shpesh shumë pranë njëri-tjetrit.
Pas përfundimit të spektaklit, fansat vunë re se dyshja nuk shfaqej më bashkë në publik, duke nxitur spekulime se marrëdhënia e tyre mund të kishte përfunduar.
Megjithatë, Rizarta ka vendosur t’i japë fund thashethemeve duke ndarë një video në platformën “TikTok”, ku la të kuptohej se është në një lidhje.
Në video, ajo u përgjigj pozitivisht pyetjes nëse është në një lidhje me një ish-banor të BBVA, pa përmendur emra konkretë, por me një buzëqeshje që e tha gjithçka.
Fansat e interpretuan menjëherë këtë si një konfirmim të romancës me Aldon, duke marrë parasysh afërsinë që kishin krijuar më herët në shtëpi.
Rizarta shtoi gjithashtu se më shumë detaje për këtë lidhje do të zbulohen së shpejti në emisionin “Pushimet on Top”.
Ajo premtoi të flasë më hapur për marrëdhënien që tashmë po zhvillohet jashtë kamerave, larg vëmendjes publike dhe mediave.