Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, është liruar nga burgu, edhe pse i kishin mbetur edhe tetë muaj për të përfunduar dënimin e tij me burgim. Ai ishte dënuar për shpërdorim të detyrës zyrtare, pas përfshirjes së tij në një skandal që tronditi opinionin publik.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Lajmin për lirimin e tij e raportoi Top Channel, duke theksuar se arsyeja ishte përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore. Sipas burimeve, autoritetet kanë marrë vendimin që ai të lirohet për arsye humanitare.
Skandali ku u përfshi Gjici ndodhi në qershor të vitit 2023, kur në media u publikua një video me përmbajtje intyme, e cila e tregonte atë në një situatë të papërshtatshme në ambientet e zyrës së bashkisë.
Pas shpërndarjes së videos në rrjet, reagimet ishin të shumta, çka çoi në arrestimin e menjëhershëm të tij dhe dorëheqjen nga funksioni i kryetarit të bashkisë.
Prokuroria e akuzoi atë për shkelje të etikës dhe ab.zim me funksionin publik, duke argumentuar se kishte përdorur pozitën për përfitime personale në kundërshtim me ligjin.
Gjykata e dënoi Gjicin me një dënim me burgim, të cilin ai e nisi pak muaj pas arrestimit. Gjatë kohës së qëndrimit në burg, avokatët e tij kanë paraqitur disa herë kërkesa për lirim për shkak të gjendjes shëndetësore.
Kërkesa e fundit u pranua nga autoritetet kompetente, pasi mjekët konfirmuan se ai kishte probleme serioze shëndetësore që kërkonin trajtim jashtë mjediseve të burgut.
Lirimi i Gjicit ka rikthyer vëmendjen te çështja e etikës në funksionin publik dhe mënyra se si sistemi i drejtësisë merret me raste të tilla, që ngjallin reagime të forta në publik.