Donjeta Kosumi, e njohur me emrin artistik “Kallashi”, së fundmi ka nxitur kuriozitet dhe reagime të shumta në rrjetet sociale me një postim interesant në Instagram.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Në fotografinë që publikoi, ajo shfaq një enë me qershi të gjelbra dhe përdor emoji të një gruaje shtatzënë, të shoqëruar me një emoji që qesh me lot. Kjo bëri që ndjekësit të mendojnë se Donjeta mund të jetë në pritje të ëmbël.

Pas këtij postimi, mediat dhe fansat nisën të spekulojnë për një shtatzëni të mundshme, duke i dhënë shumë vëmendje gjestit të saj të thjeshtë por të menduar mirë.

Megjithatë, burime pranë saj sqaruan për emisionin “Prive” se ky ishte thjesht një moment humori nga ana e Donjetës. Ata mohuan çdo mundësi për një shtatzëni reale.

Sipas të njëjtave burime, Donjeta është e njohur për postime spontane, me doza humori dhe provokimi, ndaj edhe ky veprim shihet si pjesë e stilit të saj të zakonshëm në rrjet.

Pavarësisht gjithçkaje, ajo vazhdon të ruajë vëmendjen e publikut me mënyrën e saj unike të komunikimit, duke mbetur një nga personazhet më të ndjekur dhe të komentuar në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *