Aktgjykimi i Hagës, reagon Franca me fjalë të mëdha!

Pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka reaguar edhe Franca.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Ministria franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë të ditur se është vënë në dijeni për vendimin e marrë në çështjen gjyqësore “Thaçi dhe të tjerët”.

Në deklaratën e saj, Franca ka theksuar se palët në këtë proces kanë të drejtë të ankohen ndaj vendimit të shkallës së parë.

Sipas deklaratës së ministrisë franceze, aktgjykimi shënon përfundimin e proceseve të shkallës së parë pranë Dhomave të Specializuara, me përjashtim të rasteve që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.

Parisi zyrtar ka përsëritur gjithashtu mbështetjen e tij për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe ka rikujtuar angazhimin e Francës në luftën kundër pandëshkueshmërisë.

Në deklaratën e publikuar nga Ministria franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme thuhet se Franca mbështet punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Krahas kësaj, Franca ka rikonfirmuar edhe mbështetjen e saj për pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj.

Ky reagim i Francës vjen pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim, ndërsa Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim.

Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Reagimi francez pason edhe deklaratat e bëra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Zgjerim, Marta Kos.

Me këtë deklaratë, Franca ka bërë të qartë se vazhdon të mbështesë pavarësinë e Kosovës, institucionet e saj dhe punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *