Çfarë mendon mami i Gimbos për Selin? Motra e banorit të “Big Brother Vip” i zbulon të gjitha

Big Brother VIP Albania vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa familjarët e banorëve po komentojnë rrugëtimin e tyre në shtëpi.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Së fundmi, në emisionin Shqipëria Live ishte e ftuar Fiensa Blakaj, motra e banorit DJ Gimbo.

Ajo foli për mënyrën se si familja po e përjeton pjesëmarrjen e tij në reality show.

Sipas saj, nominimi e ka vendosur Gimbos në një situatë të vështirë, por ajo beson se ai do ta kalojë këtë fazë.

Fiensa tha se mendon që nga nominimi mund të largohet Greta, edhe pse e cilësoi si një person shumë të ëmbël.

Ajo komentoi edhe raportin që Gimbo po krijon me banoren Selin brenda shtëpisë.

Sipas saj, familja është habitur pasi është hera e parë që e shohin Gimbos në një raport të tillë me një vajzë.

Megjithatë, ajo tha se marrëdhënia e tyre duket e këndshme dhe familjes i pëlqen.

Fiensa shtoi se Selin i duket një vajzë e artikuluar dhe shumë e sjellshme për moshën që ka.

Ajo theksoi se Gimbo duket rehat pranë saj dhe po e shijon eksperiencën në shtëpi.

Ndërkohë, familja është përpjekur të mos japë asnjë informacion nga jashtë për situatat brenda shtëpisë.

Sipas saj, mesazhet që marrin nga publiku janë shumë pozitive dhe kjo i bën krenarë për mënyrën se si Gimbo po paraqitet në lojë.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *