Para Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po zhvillohen deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Të akuzuar në këtë proces janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Seancat për deklaratat përmbyllëse janë planifikuar të zhvillohen nga 9 deri më 13 shkurt, si dhe më 16 dhe 18 shkurt.
Gjykata ka njoftuar se seancat mbahen çdo ditë nga ora 09:00 deri në 16:30.
Procesi fillon me deklaratën përmbyllëse të Prokurorisë, e cila paraqitet gjatë 9 dhe 10 shkurtit.
Pas saj, fjalën e marrin ekipet që përfaqësojnë viktimat në këtë proces gjyqësor.
Nga 11 shkurti fillojnë deklaratat përmbyllëse të ekipeve mbrojtëse të të pandehurve.
Të akuzuarit përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Sipas aktakuzës, krimet dyshohet se janë kryer nga marsi 1998 deri në shtator 1999 në disa zona të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë.
Mes akuzave përfshihen ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme, burgosje dhe zhdukje me forcë të personave.
Të katër të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat.
Aktakuza u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe më 5 nëntor të po atij viti ata u dërguan në paraburgim në Hagë.
Leave a Reply