Një brez i ri nacionalistësh serbë po përgatitet për luftë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ky grup përbëhet nga qindra militantë që tashmë po udhëtojnë drejt Ukrainës për të luftuar pranë forcave ruse.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Ata besojnë se “Nëna Rusi” do t’ua kthejë nderin dhe do t’i ndihmojë të rimarrin territoret e humbura, përfshirë Kosovën, sipas një raporti të The Telegraph.
Nacionalistët, duke përfshirë veteranë të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, po përdorin mediat sociale për të rekrutuar të rinjtë serbë.
Ata ofrojnë deri në 26,000 euro për të shkuar në frontin ukrainas, një strategji që ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike.
Ekspertët paralajmërojnë se kthimi i këtyre luftëtarëve nga fronti ukrainas mund të shkaktojë tensione paramilitare në Bosnjë.
Kjo rrezik është veçanërisht shqetësuese, duke pasur parasysh se Bosnja ka përjetuar luftë vetëm 30 vjet më parë.
Një rast konkret është ai i Dario Ristiq, një nacionalist serb që u plagos gjatë luftës në Ukrainë dhe së fundmi është kthyer në Bosnjë.
Ristiq ka luftuar me një njësi ruse të njohur si “Arinjtë”, të cilët janë pjesë e strukturave paramilitare në frontin ukrainas.
Ekspertët paralajmërojnë se përvoja dhe armatimi i këtyre individëve mund të çojë në përplasje të reja lokale në Bosnjë.
Ka shqetësim se ndikimi i këtyre grupeve do të përhapet mes të rinjve serbë, të cilët po stimulohen përmes mjeteve online dhe shpërblimeve financiare.
Mediat ndërkombëtare po e monitorojnë situatën, duke vënë në dukje mundësinë e destabilizimit të rajonit pas 30 vjetësh paqjeje relative.
Situata nxit frikën se Bosnja mund të përballet me një rrezik të ri paramilitar dhe përshkallëzim të dhunës, ndërkohë që tensionet etnike dhe nacionaliste mbeten të pranishme.