Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar lidhur me debatet e fundit për rolin e diasporës në proceset zgjedhore.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Ai paralajmëron se narrativa “pro dhe kundër diasporës” po fabrikohet qëllimisht për përfitime politike.

Sipas tij, po tentohet të krijohet përshtypja se disa parti politike janë kundër votuesve jashtë vendit.

Ndërkohë, një subjekt i vetëm paraqitet si mbrojtësi i tyre, gjë që nuk është e vërtetë.

Cakolli thekson se retorika e tillë po përdoret në mënyrë të organizuar dhe strategjike.

“Tensioni rreth diasporës nuk është prodhuar nga të gjitha palët,” tha ai.

Ai shton se vetëm njëra anë e trajton këtë çështje si mjet për avantazh politik.

Asnjë subjekt tjetër nuk ka ushtruar retorikë kundër pjesëmarrjes së diasporës, ndërsa LVV-ja e ka ngritur këtë temë në një nivel strategjik.

Cakolli sjell si shembull vendimin e KQZ-së për hapjen e qendrave të reja votimi jashtë përfaqësive diplomatike, që bie ndesh me ligjin.

Disa prej këtyre qendrave, si ajo në New York, sipas tij përdoren për rite fetare, ndërsa të tjera janë restorante ku shërbehet alkool.

Ai thekson se diaspora nuk duhet as të kufizohet, as të përdoret politikisht, duke kërkuar procese të qarta, të ligjshme dhe të qëndrueshme.

Cakolli përfundon se diaspora duhet trajtuar si pjesë natyrale e procesit zgjedhor, jo si instrument për avantazhe afatshkurtra politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *