-Dy anëtarë të Gardës Kombëtare të SHBA-së humbën jetën pas një incidenti me armë pranë Shtëpisë së Bardhë.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Ngjarja ndodhi vetëm një bllok larg nga rezidenca presidenciale.

Policia amerikane arrestoi një të dyshuar, i cili aktualisht po pyetet për rrethanat e sulmit.

Autoritetet raportuan se pjesëtarët e gardës kishin reaguar duke hapur zjarr ndaj agresorit.

Ata u goditën gjatë ndërhyrjes, por ende nuk është e qartë nëse ishin objektivi kryesor.

-Incidenti mund të ketë ndodhur gjatë një shkëmbimi zjarri në zonë, sipas hetimeve fillestare.

-Ngjarja u regjistrua në kryqëzimin e Rrugës së 17-të me Rrugën H NW, një zonë shumë e frekuentuar e Washingtonit.

Presidenti Donald Trump reagoi në rrjetin social Truth, duke shprehur mbështetje për Gardën Kombëtare dhe forcat e sigurisë.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti është informuar dhe monitoron situatën nga afër.

Për siguri, disa operacione në Aeroportin Ndërkombëtar Ronald Reagan u pezulluan përkohësisht.

Zona e ngjarjes është rrethuar me perimetër sigurie dhe ekipe emergjente janë në vendin e ngjarjes.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet ende nuk kanë publikuar detaje shtesë për motivin e sulmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *