Familja e vogëlushes Elodi Rapi ka bërë një apel prekës për ndihmë ndaj gjithë shqiptarëve, duke kërkuar solidaritet për t’i dhënë një shans jetës së vajzës së tyre 8-vjeçare.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Elodi ndodhet prej një muaji e shtruar në Spitalin Pediatrik në Tiranë dhe po përballet me një sëmundje të rëndë, që rrezikon seriozisht jetën e saj.

Mjekët e kanë diagnostikuar me sëmundje Autoimmune inflamatore dhe Hepatit Autoimmun, që kanë shkaktuar insuficiencë të rëndë hepatike.

Gjendja e saj është kritike dhe kërkon patjetër trajtim jashtë vendit, në një qendër të specializuar që ofron kujdes të avancuar mjekësor.

Shpresa e vetme për shërimin e Elodit qëndron tek spitali Gaslini në Genova të Italisë, një institucion i njohur për trajtimin e rasteve të rënda pediatrike.

Familja e saj nuk ka mundësi financiare për të përballuar kostot e trajtimit, të cilat kapin shifrën e 50 mijë eurove.

Falë ndihmës së njerëzve të mirë, tashmë janë mbledhur 25 mijë euro, por nevojiten edhe 25 mijë të tjera për të realizuar nisjen e trajtimit.

Tezja e Elodit ka bërë një apel të ndjerë për ndihmë, duke kërkuar mbështetjen e çdo shqiptari që mund të kontribuojë, sado pak.

Ajo shprehet me shpresë dhe besim se Elodi do e përballojë këtë sfidë të madhe me ndihmën e të gjithë atyre që preken nga historia e saj.

Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë diferencën për një fëmijë që meriton të jetojë dhe të ketë një fëmijëri të shëndetshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *