Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën ditën e djeshme, kur një 68-vjeçar u rrëmbye nga mes qytetit, pranë rrugës “George W. Bush”, nga një grup prej pesë personash.  

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Ngjarja nisi si një përplasje me një 32-vjeçare, e lidhur me një flirt që dyshohet të ketë shkaktuar tension. Debati eskaloi dhe më pas 68-vjeçari, identifikuar si Edvar Agalliu, u futur me forcë në një makinë. 

Tre prej autorëve – Sulejman dhe Klinton Sina (vëllezër) dhe Idajet Mashollari – morën pjesë në rrëmbim dhe transportuan viktimën në një banesë të braktisur në fshatin Kakunjë. Atje ai mbeti i izoluar për rreth pesë orë. 

Gjatë kohës së rrëmbimit, viktima u lidh dhe iu ushtro presion psikologjik. Autorët i telefonuan bashkëshortes, duke kërcënuar jetën e tij, nëse ajo nuk dorëzonte shumën prej 2 milionë lekësh të rinj për lirimin. 

Bashkëshortja i dorëzoi shumën në zonën e Saukut, duke paguar tek një tjetër anëtar i grupit, identifikuar si Bajram Ibraliu. Pas kësaj, viktima u lirua, ndërsa policia ndërmori menjëherë veprime. 

Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit “Imediat” dhe me mbështetje nga inteligjenca, lokalizoi dhe arrestoi pesë autorët e arrestuar: Sulejman (31 vjeç), Klinton (21), Idajet (21), Bajram (57) dhe Nikoleta Begolli (32). 

Gjatë kontrolleve në banesa dhe në automjet, autoritetet sekuestruan 1 746 000 lekë – pjesë të shumës së paguar nga bashkëshortja – si dhe litarin me të cilin ishte lidhur viktima. 

Pamjet e sigurisë në zonën e rrugës “George W. Bush” ishin vendimtare për zbardhjen e ngjarjes, duke lehtësuar identifikimin e rrëmbyesve dhe fiksimin e dinamikës së sulmit. 

Autorët tani janë në dispozicion të prokurorisë së Tiranës, e cila po përgatit provat për gjykim, ndërsa ngjarja rikthen vëmendjen mbi rreziqet e përshkallëzuara të konflikteve të vogla në rrugët e metropolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *