Moderatori i njohur Alaudin Hamiti vazhdon të mbajë kontakte me ish-banorët e Big Brother VIP Kosova. Së fundmi, ai është parë në shoqërinë e Dianës, duke ngjallur kureshtje për një projekt të mundshëm të përbashkët. 
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Pas pjesëmarrjes në një iftar të organizuar nga Lela dhe Leo, ku ishin të pranishëm disa nga miqtë e tyre më të ngushtë, Alaudini është shfaqur në një postim me Dianën. Në përshkrimin e postimit, ai shkruan: “Diana është gati”, duke lënë të kuptohet se mund të ketë diçka të re në horizont.
Diana, e cila u detyrua të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të saj, kishte filluar një romancë gjatë qëndrimit në shtëpi. Megjithatë, kjo lidhje nuk zgjati shumë.
Aktualisht, ajo po jeton në Prishtinë, ku është aktive në fushën e modelizmit dhe si influencuese. Ndërkohë, qëndrimet e saj në Norvegji janë bërë më të rralla.
Postimi i fundit i Alaudinit me Dianën ka ngjallur spekulime për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre, ndoshta në një projekt televiziv apo fushë tjetër.