Blog

  • Qiproja e Ndarë: Paralajmërimi i Frikshëm që Po Troket Edhe për Kosovën!

    Në bregdetin lindor të Mesdheut, nën një diell që nuk njeh stinë, qëndron Famagusta, një qytet që dikur ishte epiqendër turistike që gumëzhinte nga jeta, tingujt e buzukit nëpër taverna apo fëmijët që luanin me kala rëre. Mirëpo sot është katandisur në një qytet fantazmë të denjë për librat e Stephen King apo filmat e Alfred Hitchcock. Për gjysmë shekulli, askush s’ka mundur të hyjë brenda, pasi është konsideruar zonë ushtarake nga turqit. Qyteti mbeti i ngrirë si një kartolinë e harruar dhe si kujtesë e gjallë e një kompromisi të dështuar, e një shteti që nuk u besua kurrë nga vetë njerëzit që e ndërtuan.

     

    Në vitin 1960, kur Qiproja fitoi pavarësinë, greko-qipriotët ëndërronin bashkimin me Greqinë, ndërsa turko-qipriotët, një pakicë e frikësuar, kërkonin ndarje. Megjithatë, nëpërmjet Marrëveshjeve të Zyrihut dhe Londrës, u arrit një kompromis i rrallë midis Greqisë, Turqisë dhe Britanisë për një republikë të re konsociative që do të drejtohej njëkohësisht nga grekët dhe turqit qipriotë. Kushtetuta ishte një laborator delikat i shpërndarjes së pushtetit ku kishte një president grek dhe zëvendëspresident turk me të drejtë vetoje, vende të rezervuara (70% për grekët, 30% për turqit), komuna të ndara etnikisht, polici të veçantë dhe madje të drejtë për ndërhyrje nga tre shtetet garantuese.

     

    Një përcaktim i kujdesshëm në letër që për të funksionuar kërkonte diçka që asnjë traktat s’e imponon dot, mirëbesimin. Për shumicën greke, ky sistem u bë pengesë për qeverisje; për pakicën turke, ishte mburoja e vetme për të mbijetuar.

     

    Në dhjetor të vitit 1963, Presidenti qipriot Makarios (njëherazi kryepeshkopi i kishës) propozoi 13 amendamente kushtetuese për të ulur fuqinë e vetos turke dhe për të bashkuar institucionet e ndara etnikisht. Sipas tij, kjo ishte një përpjekje për ta bërë shtetin më funksional, ndërsa për pakicën turke u lexua si kërcënim. Prandaj këta të fundit zgjodhën bojkotin në shenjë proteste, duke u tërhequr nga institucionet, dhe në vijim shpërtheu dhuna ndër-etnike në Nikozia, por edhe në qytete të tjera të përziera. Në fund të atij dhjetori, një oficer britanik vizatoi me laps vijën e gjelbër që ndau kryeqytetin si një kufi i përkohshëm sigurie, por që u bë i përhershëm.

     

    Si reagim ndaj përplasjeve të dhunshme mes komuniteteve, në vitin 1964 Këshilli i Sigurimit i OKB-së krijoi UNFICYP, misionin e paqeruajtjes që ende sot patrullon në ishull dhe kontrollon rreth 3% të territorit, kryesisht zonën tampon ndërmjet veriut e jugut. Ndërkaq qeveria greko-qipriote mori kontrollin e plotë të institucioneve shtetërore, ndërsa turqit qipriotë u strukën në enklava të vogla, të mbrojtura me struktura paralele nga “rojet vullnetare” të rezistencës të mbështetura nga Ankaraja. Qiproja de facto nuk ishte më shtet i përbashkët, por dy realitete rivale brenda një flamuri.

     

    Turqia kërcënoi disa herë me ndërhyrje ushtarake por u ndal nga kanosja amerikane. Pas vitit 1968, dhuna u fashit, por ndarja u institucionalizua. Turqit jetonin të izoluar në enklava që mbulonin më pak se 3% të territorit, me ekonomi të mbyllur dhe komunikim minimal me pjesën tjetër. Ishulli jetonte në një status quo të tensionuar, një paqe provizore të garantuar nga kaskat blu, ku çdo ditë dukej si qetësi para stuhisë.

     

    Mirëpo në korrik 1974, stuhia shpërtheu. Junta ushtarake e kolonelëve të Athinës organizoi një grusht shteti në Nikozia, rrëzoi presidentin Makarios dhe vendosi në pushtet gazetarin Nikos Sampson, përfaqësues i linjës ekstremiste pro-bashkimit me Greqinë. Pesë ditë më vonë, më 20 korrik, Turqia pushtoi Qipron nën pretekstin e mbrojtjes së pakicës turke dhe në bazë të së drejtës së ndërhyrjes si fuqi garantuese. Në pak javë, 37% e territorit të ishullit ra nën kontrollin e saj; pas një armëpushimi të shkurtër, operacioni i dytë turk (Attila II) e ndau përfundimisht ishullin. Rreth 180 mijë grekë u dëbuan nga veriu, 50 mijë turq u zhvendosën nga jugu, dhe Famagusta u boshatis e u shpall zonë ushtarake. Ishte fundi i shtetit të përbashkët dhe fillimi i Qipros së ndarë njëherë e mirë.

     

    Pothuaj gjysmë shekulli më vonë, në një tjetër cep të Ballkanit, Kosova ecën në një fije të ngjashme të hollë midis shumicës së paduruar dhe pakicës së frikësuar. Edhe Kosova jonë është një shtet i lindur nga kompromisi, nën kujdesin e Perëndimit, me plagë që nuk janë shëruar dhe me dy komunitete që nuk i besojnë njëri-tjetrit.

     

    Edhe Plani i Ahtisaarit, dokumenti themelor i pavarësisë së vitit 2008 që doli pas negociatave të Vjenës, është, në një mënyrë të ngjashme, pasardhës i Kushtetutës së Qipros së 1960-ës, duke pasur një arkitekturë të mbingarkuar me garanci për pakicën serbe. Aty përfshihen vende të rezervuara në Kuvend, e drejta e vetos për ligjet e interesit vital, decentralizim i skajshëm në nivel komunal, mbrojtje për trashëgiminë e Kishës Ortodokse Serbe dhe lidhje të lejueshme me Beogradin në fusha si arsimi e kultura. Në letër, këto ishin parashikuar si garanci të bashkëjetesës, ndërsa në praktikë janë terren fertil për të kultivuar mosbesim.

     

    Në Kosovë, shumë shqiptarë të rreshtuar kryesisht tek Vetëvendosja (por jo vetëm) e shohin këtë “bujari” me të drejta e privilegje si kufizim të sovranitetit; ndërsa serbët e shohin si të vetmen mburojë kundër shumicës. Në thelb, sfida ngelet mosbesimi. Nga njëra anë shqiptarët i tremben ndarjes e autonomisë territoriale, ndërsa serbët zhdukjes së peshës politike. Në Qipro, ky ekuacion përfundoi me tanke; ndërsa në Kosovë, po prodhon bojkot, tension, izolim nga partnerët dhe polarizim të skajshëm të shoqërisë. Në të dyja rastet, shteti ekziston në letër, por jo në ndërgjegjen e përbashkët të elitave përkatëse të dy komuniteteve.

     

    Kur ndodhi pushtimi turk i Qipros në korrik 1974, shumë grekë prisnin që Shtetet e Bashkuara, si udhëheqëse e NATO-s dhe “aleate strategjike”, të ndërhynin për ta ndaluar Turqinë dhe për të mbajtur krahun e Greqisë, si çerdhja e qytetërimit perëndimor që ishte. Por SHBA-të, në atë kohë nën administratën e presidentit Nixon dhe sekretarit të shtetit Kissinger, zgjodhën mosndërhyrjen, duke lejuar faktikisht në mënyrë të heshtur që Turqia të realizonte pushtimin e veriut të ishullit.

     

    Ky tolerim u përjetua në Greqi si tradhti dhe padrejtësi historike. Në sytë e perëndimorëve, kriza nuk ishte agresion i pastër turk, por pasojë e nacionalizmit grek që kishte shkatërruar bashkëqeverisjen dhe provokuar krizën me ëndrrën e bashkimit kombëtar me Greqinë, e cila arriti pikën e vlimit me grushtin e shtetit të Athinës. Në këtë mënyrë, pushtimi u pranua heshturazi si realitet, dhe një ndarje e paligjshme u bë status quo ndërkombëtare.

     

    Këtu lindi edhe anti-amerikanizmi karakteristik modern grek me zhgënjimin se si “djepi i demokracisë” që kishte besuar tek Perëndimi, u braktis në momentin më të vështirë. Kjo ndjesi kolektive u shfaq mandej fuqishëm në protestat kundër bazave amerikane, në politikën e PASOK-ut dhe vazhdon ende sot në retorikën publike.

     

    Në fakt, Uashingtoni, Londra dhe NATO zgjodhën realpolitikën, sepse e shihnin krizën jo thjesht si konflikt “moralisht të padrejtë”, por si çështje të stabilitetit gjeopolitik. Ishte pragmatizëm gjakftohtë në një kohë kur Lufta e Ftohtë ishte në kulmin e saj dhe Turqia kishte rëndësi strategjike shumë më të madhe se Greqia për kontrollin e Lindjes së Mesme, Ngushticës së Bosforit dhe kufijve me Bashkimin Sovjetik. Një konflikt i hapur midis Greqisë dhe Turqisë do të dëmtonte gjithë frontin jugor të NATO-s dhe do të dobësonte rëndë bllokun perëndimor. Për këtë arsye, ndërkombëtarët zgjodhën pragmatizmin mbi parimin duke pranuar pushtimin si realitet de facto, me arsyetimin se “grekët e kishin provokuar vetë këtë fatkeqësi”.

     

    Me pak fjalë, rasti i Qipros tregon se në sytë e diplomacisë, nuk ndëshkohet domosdoshmërisht agresori, por ai që perceptohet si shkaktari i tensionit. Ky është një mësim i hidhur për çdo vend të vogël si Kosova, që kërkon drejtësi ndërkombëtare e pret trajtim empatik moral.

     

    Edhe sot, kur bota e ka vëmendjen tek flakët luftës në Ukrainë dhe Gaza, Kosova vështirë se mund të kërkojë vëmendjen e njëjtë të para çerek shekullit. Ashtu si në Luftën e Ftohtë, kur stabiliteti vlente më shumë se drejtësia, edhe sot toleranca ndaj Serbisë shihet nga perëndimorët si çmimi i qetësisë apo investim gjeopolitik largpamës e jo si padrejtësi ndaj Kosovës.

     

    Kur një grup paramilitar serb sulmoi forcat e Kosovës në Banjskë, duke vrarë një polic dhe duke hyrë me arsenal ushtarak përtej kufirit, reagimi ndërkombëtar nuk ishte shpërthim zemërimi ndaj Beogradit, por reagim simetrik, thirrje për “të dyja palët” që të vetëpërmbaheshin, sikur agresioni dhe reagimi të ishin e njëjta gjë. Por ajo simetri, ajo sjellje e ekuilibruar, nuk lindi atë ditë por qe parapërgatitur muaj më parë, me mënyrën se si Kurti vetë kishte shkaktuar dhe mandej keq-menaxhuar tensionet.

     

    Vendosja kryeneçe e kryetarëve shqiptarë në komunat veriore pa pjesëmarrje serbe e pa konsultim me partnerët, gjuha ekstremiste e urrejtjes, sabotimi i qëllimshëm i dialogut me veprime populiste, shpërfillja e paralajmërimeve të aleatëve duke i quajtur “naivë”, retorika sfiduese ndaj Brukselit e Washingtonit dhe mungesa e fleksibilitetit në zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme, ndërtuan imazhin e një qeverie që preferon përplasjen përkundrejt kompromisit.

     

    Në të njëjtën mënyrë u trajtua Kosova edhe një vit më vonë, pas sulmit në infrastrukturën strategjike të Iber-Lepencit. Ashtu si grekët qipriotë më 1974, që u gjykuan jo për atë që pësuan, por për mënyrën si kishin provokuar krizën më herët, edhe sot Kosova rrezikon të shihet përmes një lenteje të padrejtë. Domethënë jo si viktimë e agresionit, por si burim i destabilitetit. Kjo është një nga arsyet pse nga njëra anë Kosova sot është nën sanksione nga BE (përkrah Rusisë e Bjellorusisë) dhe ka pësuar ndërprerje të dialogut strategjik nga SHBA-të, ndërsa nga ana tjetër Serbia konsiderohet mjaftueshëm e besueshme nga evropianët sa t’i ofrohet blerja e avionëve modernë Rafale, ndërsa presidenti Trump e quan në platformën X si “shtet aleat” që mund të strehojë emigrantët ilegal të dëbuar.

     

    Në sytë e partnerëve ndërkombëtarë është e qartë se Kurti nuk kërkon zgjidhje, por përplasje; nuk mbron interesin e shtetit, por hesapet e veta meskine elektorale. Madje, edhe pse flet shpesh si viktimë, nëpër botë perceptohet si provokator. Thënë ndryshe, në arenën diplomatike ai duket si njeriu që ka më shumë nevojë për armiq sesa për aleatë, sepse çdo kompromis ia rrëzon mitin e “të papërkulurit” apo të “të paepurit”.

     

    Por mësimi nga pësimi i Qipros vlen për gjithë elitën e Kosovës dhe mbarë shoqërinë sepse problemi është më sistemik. Kur shumica ngre zërin kundër padrejtësisë, por nuk denjon të dëgjojë askënd, ajo humb kredibilitetin dhe respektin, pikërisht ato që e mbajnë gjallë partneritetin në arenën ndërkombëtare. Si mund të kërkosh ndihmën e dikujt që vetë e përçmon, duke mos e dëgjuar? Pra sot shoqëria kosovare flet me bindje e plot emocion, por dëgjon pak; dhe në vend që të lexojë sinjalet e partnerëve, i interpreton ato si moskuptim ose fyerje.

     

    Natyrisht që Qiproja dhe Kosova nuk janë raste identike, sepse kanë histori, kontekste dhe aktorë krejt të ndryshëm. Mirëpo në vija të trasha, ngjashmëria është e qartë, të dyja janë histori të ndërtuara mbi mosbesim, ku frika e njërës palë dhe padurimi i tjetrës i kanë paraprirë polarizimit e tensionimit.

     

    Në të tilla rrethana Famagusta qëndron për ne ende, si kujtesë e ngrirë e asaj që ndodh kur një shoqëri rrëshqet në spiralen e ekstremizmit emotiv dhe nuk di të ndalojë as para pikës së vlimit. Famagusta, si një nekropol turistik, nuk është dëshmi vetëm e ndarjes territoriale; ajo është dëshmi e asaj çfarë ndodh kur elitat nuk arrijnë të shohin më tej se zgjedhjet e radhës, duke e kthyer një shtet të tërë në një konflikt të ngrirë. Në perëndimin e diellit, ndërsa rojet turke dëbojnë turistët e vonuar për ta rimbyllur qytetin dhe për ta rikthyer në dorë të shpirtrave të humbur të qytetit, dritaret e saj bosh pasqyrojnë një pyetje që vlen për të gjithë Ballkanin: sa herë duhet të përsëritet historia që të vëmë mend?

  • Ndodh e papritura në Mitrovicë – Pas raportimeve që…

    Procesi i numërimit të votave në Qendrën e Numërimit në Mitrovicën e Jugut është ndërprerë pas raportimeve për parregullsi serioze.

    Numërimi pritet të vazhdojë nesër, pasi situata ka krijuar tension dhe kundërshtime mes komisionerëve dhe vëzhguesve.

    Sipas burimeve të mirëinformuara, prokurori Shpëtim Peci kishte dhënë urdhër që numërimi të vazhdojë, por vendimi u kundërshtua menjëherë në vendngjarje.

    Pas këtij kundërshtimi, në qendër ka mbërritur edhe kryeprokurori për të vlerësuar situatën nga afër.

    Ndërhyrja u bë për shkak të dyshimeve për parregullsi në disa fletëvotime që nuk përputheshin me qendrat përkatëse të votimit.

    Pamjet e siguruara tregojnë fletëvotime të dyshimta, ku numrat serikë nuk janë të njëjtë me vendvotimin ku janë gjetur.

    Punonjësit në terren raportojnë se janë identifikuar më shumë se njëzet raste të tilla të dyshuara.

    Nacionale ka kërkuar sqarime nga Prokuroria, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar.

    Më herët, përfaqësues të PDK-së në Mitrovicë kanë denoncuar se ka pasur “inxhiniering zgjedhor” të organizuar.

    Ata pretendojnë se disa vendvotime janë lëvizur nga një klasë në tjetrën dhe se janë gjetur fletëvotime me numra serikë të ndryshëm.

    Sipas deklarimeve nga terreni, deri në këtë fazë janë numëruar rreth tridhjetë e pesë kuti votimi dhe një pjesë e madhe e tyre përmbajnë lëvizje të dyshimta.

    Kryesuesi i Qendrës Komunale të Numërimit në Mitrovicë, Jahir Sumiqi, ka thënë se kanë hasur fletëvotime me numra serikë që nuk përputhen dhe se situata tregon për një ndërhyrje të organizuar.

  • Njerëzit e Kremlinit para balotazhit: “Vetëm Kurti sjell bereqet”

    Në optikën e inteligjencave perëndimore, Artyom Sergeyevič Kureyev konsiderohet si një nga arkitektët kryesorë të fushatave globale të dezinformacionit.

    Ky oficer i Shërbimit të 5-të të Sigurisë ruse është njeriu me të cilin lidhjet e dyshimta të IFIMES-it, organizatë me bazë në Lublanë, janë më të forta.

    Kjo organizatë, e njohur për orientimin e saj pro-rus, ka ndërhyrë për herë të tretë këtë vit në favor të Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit.

    Dhjetë ditë para balotazhit në Kosovë, IFIMES publikoi një analizë që e favorizonte hapur VV-në dhe e portretizonte Kurtin si lider të preferuar nga Washingtoni.

    Raporti sugjeronte se suksesi i komunave varet nga fitoret e VV-së, duke krijuar përshtypjen se vetëm ato zona do të kenë “bereqet”.

    Më 29 tetor, IFIMES publikoi raportin e radhës, i cili e paraqet Kurtin si figurë qendrore kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Në raport, Vetëvendosja përshkruhet si e vetmja forcë politike që po sjell konsolidim lokal dhe transformim të mundshëm politik në Kosovë.

    Megjithatë, dokumentet reale ndërkombëtare tregojnë të kundërtën: Raporti i Progresit thekson përparim të kufizuar në luftën kundër korrupsionit.

    Sipas Komisionit Evropian, Kosova nuk ka ende një strategji të qëndrueshme kundër korrupsionit dhe mungon koherenca në politikat përkatëse.

    Po ashtu, raportet e Departamentit të Shtetit gjatë qeverisjes së Kurtit kanë përmendur vazhdimisht “korrupsion serioz qeveritar”.

    IFIMES, duke injoruar këto kritika, e portretizon Kurtin si reformator, madje duke pretenduar se ai e ka ndalur zbrazjen demografike të Kosovës.

    Kjo bie ndesh me faktet, pasi vetëm në vitin e parë të qeverisjes së tij mbi 42 mijë qytetarë u larguan nga vendi, ndërsa Kosova numëron sot më pak se 1.6 milion banorë.

  • E keqja e madhe ndodhi! Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rr*zikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë! Ja çfarë po i ndodh

    Elton Ilirjani ka ngritur sërish shqetësimin për gjendjen e këngëtares Parashqevi Simaku, duke thënë se ajo po rrezikon të mbetet përsëri e pastrehë.

    Ai deklaroi se në 11 muajt e fundit nuk ka pasur asnjë përmirësim në jetën e artistes, pavarësisht vëmendjes mediatike.

    Në intervistën me Blendi Fevziun, Ilirjani tha se Parashqevia nuk po merr trajtimin mjekësor të nevojshëm pas daljes nga spitali.

    Sipas tij, gjendja emocionale e artistes është e rënduar, pasi ajo kalon gjithë ditën e izoluar dhe nuk gjen motivim për të vazhduar.

    Ilirjani përmendi edhe bindjet e saj të çuditshme, duke thënë se Parashqevia mendon se “inteligjenca artificiale e ka ndarë”, ndonëse ajo realisht është e divorcuar.

    Ai theksoi se, përveç fushatës së “GoFundMe” të zhvilluar 11 muaj më parë, këngëtarja nuk ka marrë asnjë ndihmë tjetër konkrete.

    Sipas tij, deri tani një person i quajtur Kadri Morina ka paguar akomodimin e saj, por vetëm deri në fund të janarit.

    Nga 1 shkurti, sipas Ilirjanit, Parashqevia rrezikon të kthehet në të njëjtën situatë të vështirë, pa strehim dhe pa dokumente.

    Ai vuri në dukje se artistes i mungon edhe karta e identitetit, çka e pengon të aplikojë për ndihma ose programe sociale.

    Ilirjani tha se përpjekjet e tij personale kanë qenë maksimale, madje ka biseduar edhe me persona që ofruan strehim në Kavajë.

    Megjithatë, ai u shpreh se ndihma individuale nuk mjafton dhe se rasti i Parashqevisë kërkon një ndërhyrje të qartë nga institucionet shtetërore.

    Sipas Ilirjanit, shteti duhet të ndërhyjë për t’i siguruar artistes trajtim, dokumente identifikimi dhe një zgjidhje afatgjatë të gjendjes së saj.

  • LAJM I FUNDIT! Anulohet Big Brother Vip për këtë Vit… Ja çfarë ka ndodhur…

    Një situatë e pazakontë po mbizotëron në botën e reality show-ve shqiptare, veçanërisht për Big Brother VIP Albania.

    Pse po mbetet në heshtje një nga formatet më të pritura nga publiku? A është ndarja e Ledion Liços me Sara Hoxhën shkaku i kësaj vonese?

    Me datën e nisjes së Big Brother VIP Kosova që po afron, vëmendja e mediave dhe fansave është përqendruar te ky format.

    Por, për BBVA, situata është krejt ndryshe.

    Edhe pse pritej një njoftim i shpejtë, deri më tani asnjë informacion nuk ka dalë nga produksioni, duke lënë fansat në pasiguri.

    Pyetjet janë të shumta: Pse nuk po lajmëron askush datën e nisjes? A është ndarja e përfolur mes Ledionit dhe Sarës arsyeja kryesore për këtë vonesë? Kjo situatë ka krijuar një atmosferë misteri rreth formatit, duke e bërë publikun edhe më kureshtar për të mësuar më shumë.

    Le të hedhim një vështrim te ndarja e përfolur.

    Burime të besueshme sugjerojnë se marrëdhënia mes Ledionit dhe Sarës ka pësuar një ftohje të dukshme.

    Në një festë të organizuar nga “Top Media”, dyshja nuk u panë pranë njëri-tjetrit, duke lënë të kuptohet se ndarja e tyre është e vërtetë.

    Edhe pse nuk kemi një datë të saktë për nisjen e BBVA, emrat e shumë personazheve të njohur po qarkullojnë në rrjet si potencialë banorë të këtij edicioni.

    Kjo ka krijuar një atmosferë pritjeje dhe spekulimi, ku çdo intervistë e personazheve publike përfshin pyetje rreth mundësisë së pjesëmarrjes në Big Brother.

    Fansat e BBVA janë të shqetësuar dhe shpresojnë që në ditët në vijim, produksioni të dalë me një njoftim zyrtar.

    Çfarë po ndodh pas dyerve të shtëpisë më të famshme në vend? A është heshtja një strategji për të rritur interesin, apo ka ndodhur diçka më serioze?

    Me kalimin e ditëve, tensioni rreth fillimit të BBVA po rritet.

    Ndërsa fansat presin me padurim, pyetjet për ndarjen e Ledionit dhe Sarës vazhdojnë të mbeten në ajër.

    A do të jetë kjo një pengesë për formatin, apo do të sjellë një dinamikë të re që do të tërheqë më shumë vëmendje?

    Ndërsa ne presim për njoftime zyrtare, mbetet të shohim nëse BBVA do të rikthehet me një sezon të ri dhe si do të ndikojë situata personale e dyshes në dinamikën e programit.

    Pritjet janë të mëdha, dhe kureshtja për të mësuar më shumë rreth këtij reality show-i është më e fortë se kurrë.

  • Tërmet i fuqishëm godet këtë vend!

    Një tërmet i fuqishëm ka goditur Japoninë të hënën, me magnitudë 5.8 sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara. Epiqendra e tërmetit është regjistruar në një thellësi prej rreth 11 kilometrash, duke shkaktuar dridhje të ndjeshme në disa rajone të vendit.

    Banorët e zonës janë alarmuar menjëherë pas lëkundjeve, duke dalë me shpejtësi jashtë ndërtesave për t’u mbrojtur. Pavarësisht fuqisë së tërmetit, deri më tani nuk janë raportuar dëme serioze materiale apo viktima.

    Autoritetet japoneze kanë vendosur në gatishmëri shërbimet emergjente dhe po monitorojnë nga afër situatën në rast të pasgoditjeve apo rreziqeve të tjera natyrore.

    Japonia është një nga vendet më të ekspozuara ndaj tërmeteve në botë, për shkak të pozicionit të saj në zonën e njohur si “Unaza e Zjarrit” në Paqësor. Ky fakt e bën vendin të përgatitur me sisteme të avancuara paralajmërimi dhe ndërhyrjeje të shpejtë.

    Sipas ekspertëve, thellësia e tërmetit ka ndikuar që energjia e lëkundjeve të mos shkaktojë dëmtime të mëdha, megjithëse dridhjet janë ndier fuqishëm në disa qytete bregdetare.

    Në zonat afër bregdetit, autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, duke paralajmëruar për mundësinë e pasgoditjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

    Fatmirësisht, deri në orët e para pas tërmetit, nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami, megjithëse disa banorë janë këshilluar të qëndrojnë larg vijës bregdetare.

    Falë sistemeve të hershme të alarmit dhe ndërgjegjësimit publik, paniku është shmangur në masë të madhe dhe njerëzit kanë reaguar me qetësi.

    Megjithatë, ngjarja ka rikthyer kujtimet e rënda të tërmeteve të mëparshme, përfshirë atë të vitit 2011 që shkaktoi tragjedi të mëdha në vend.

    Mediet lokale raportojnë se autoritetet po kryejnë inspektime të hollësishme në infrastrukturë, përfshirë ura, rrugë dhe ndërtesa publike, për të siguruar që nuk ka dëme strukturore.

    Transporti publik është rihapur me kujdes, ndërsa disa linja trenash u pezulluan përkohësisht për arsye sigurie.

    Pas normalizimit të situatës, autoritetet kanë kërkuar që qytetarët të mbeten të kujdesshëm dhe të ndjekin njoftimet zyrtare, pasi pasgoditjet janë ende të mundshme në orët dhe ditët në vijim.

  • Tronditje në Vend: Sali Berisha përjashtohet nga…

    Sali Berisha është përjashtuar për dhjetë ditë nga Kuvendi i Shqipërisë pas deklaratave të tij ndaj ambasadorit të Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato. Vendimi është marrë pas një debati të ashpër në seancën plenare, ku opozita dhe mazhoranca u përplasën ashpër. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, njoftoi se masa ndaj Berishës është marrë për shkak të gjuhës ofenduese dhe të papërshtatshme që ai përdori në adresë të diplomatit evropian.

    Berisha, në reagimin e tij, e quajti këtë vendim “akt politik” dhe akuzoi shumicën socialiste për censurë dhe frikë nga e vërteta. Ai tha se nuk do të ndalet së foluri kundër atyre që, sipas tij, mbrojnë korrupsionin dhe shkelin interesat kombëtare të Shqipërisë. Ish-kryeministri theksoi se nuk do ta njohë përjashtimin dhe se do të vazhdojë betejën politike si brenda, ashtu edhe jashtë Kuvendit.

    Në fjalën e tij, Berisha kishte kritikuar ashpër ambasadorin Gonzato, duke e akuzuar për qëndrime të njëanshme dhe për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit. Këto komente u cilësuan të papranueshme nga shumica e deputetëve, të cilët kërkuan menjëherë ndërhyrjen e kryetares së Kuvendit.

    Lindita Nikolla u shpreh se institucionet duhet të ruajnë standardet e komunikimit, veçanërisht në marrëdhëniet me përfaqësuesit e huaj. Ajo tha se gjuha e përdorur nga Berisha bie ndesh me etikën parlamentare dhe me imazhin e Shqipërisë si vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

    Pas përjashtimit të tij, grupi parlamentar i Partisë Demokratike reagoi ashpër, duke e quajtur vendimin një përpjekje për të heshtur opozitën. Deputetët opozitarë braktisën sallën e Kuvendit në shenjë proteste dhe kërkuan që masa ndaj Berishës të tërhiqet menjëherë.

    Nga ana tjetër, deputetët e Partisë Socialiste mbrojtën vendimin, duke thënë se askush nuk është mbi rregulloren dhe se gjuha fyese ndaj përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare nuk mund të tolerohet. Sipas tyre, Kuvendi duhet të jetë shembull i respektit dhe komunikimit demokratik.

    Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime edhe jashtë politikës, ku figura publike dhe analistë kanë ndarë mendime të ndryshme mbi vendimin. Disa e kanë quajtur të drejtë masën disiplinore, ndërsa të tjerë e kanë parë si shenjë të përkeqësimit të lirisë së fjalës në vend.

    Berisha, përmes një deklarate në rrjetet sociale, ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë, duke thënë se ajo po përdor institucionet për të eliminuar kundërshtarët politikë. Ai shtoi se përjashtimi i tij është dëshmi se mazhoranca ndien frikë nga opozita e vërtetë.

    Ambasada e Bashkimit Evropian në Tiranë nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me rastin, megjithëse burime diplomatike kanë bërë të ditur se Gonzato është në dijeni të deklaratave dhe i ka konsideruar ato si të papërshtatshme.

    Në skenën politike shqiptare, ky përjashtim ka ripërhapur tensionet mes qeverisë dhe opozitës, duke sjellë në qendër të vëmendjes raportet e vështira mes institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

    Disa deputetë të opozitës kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë seancat e ardhshme parlamentare nëse ndaj Berishës nuk hiqet masa disiplinore. Ata kanë kërkuar gjithashtu që Kuvendi të respektojë të drejtën e çdo deputeti për të shprehur lirshëm mendimin e tij politik.

    Për momentin, mbetet e paqartë nëse masa ndaj Berishës do të ketë pasoja të mëtejshme politike, por ngjarja ka rritur ndjeshëm tensionet në Kuvend dhe ka hapur një tjetër kapitull përplasjesh në politikën shqiptare.

  • Elvis Shkambi Nga Burgu Shkruan Letrën E Papritur Rreth Vrasjes Së Gjyqtarit: ” Ndjej…”

    Le të fillojmë me një falje — Shkambi shpreh keqardhje të thellë për dhimbjen që ka shkaktuar tek familja e Astrit Kalaja dhe fëmijët e tij.

    Ai i drejtohet edhe vetë familjes së tij, të afërmve, miqve dhe kolegëve, duke pranuar se veprimi i tij nuk është vetëm i papranueshëm, por ka sjellë tronditje të madhe.

    Në letrën e tij ai e përshkruan ngjarjen si një “reagim i palogjikshëm” ndaj një vendimi gjyqësor që sipas tij ishte po aq i palogjikshëm.

    Ai argumenton se vendimi në çështjen përkatëse nuk ka qenë thjesht i padrejtë, por ka përmbajtur elementë të ndërhyrjes së jashtme dhe shkeljes së parimeve themelore të procedurës gjyqësore.

    Shkambi rendit se xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, sipas tij ishte “kthyer në një eksperiment njerëzor” nga sistemi gjyqësor për më shumë se një dekadë, gjë që ka nxitur frustrimin e tij.

    Ai pranon se reagimi i tij ishte i gabuar dhe përplas veten me moralin e tij: edhe nëse padrejtësia ekziston, nuk justifikohet vrasja dhe armiku nuk zgjidhet me hak.

    Letra tregon se menjëherë pas ngjarjes ai u dorëzua pa rezistencë, ndërkohë që përmend se ka pritur të arrijnë organet ligjzbatuese për t’u dorëzuar.

    Ai i bën thirrje qytetarëve që nuk duhet të heqin dorë nga të drejtat e tyre, por thekson se mjetet që përdoren duhet të jenë brenda kornizës së ligjit.

    Në një pjesë të letrës ai shpreh shqetësim të thellë për gjendjen e sistemit të drejtësisë, duke theksuar se disa vendime janë të padrejta dhe se disa magjistratë nuk kanë moral njerëzor.

    Ai përmend se vendime të tilla dëmtojnë individët dhe përkeqësojnë besimin publik në institucionet e drejtësisë, duke treguar nevojën për reforma.

    Në mbyllje, ai shkruan se ka shumë të tjera për të treguar dhe premton se do t’i zbulojë “kur të vijë momenti”, duke lënë një paralajmërim.

    Ai i drejtohet fëmijëve të gjyqtarit me fjalët se, edhe pse ata mund ta urrejnë, duhet të kërkojnë të vërtetën, sepse sipas tij ata që ndikuan vendimin janë po aq fajtorë.

  • Trump premton një çek prej 2000 dollarësh për çdo…

    Trump në një postim në platformën e tij sociale njoftoi se shumica e shtetasve amerikanë do të marrin një divident prej të paktën 2 000 $ për person nga të ardhurat nga doganat – me përjashtim të personave me të ardhura të larta. 

    • Ai lidh këtë propozim me politikën e tij të tarifave (doganave) dhe tha se SHBA-ja po “merr triliona” nga tarifat, dhe se kjo mund të përdoret për të nisur uljen e borxhit kombëtar. 

    • Megjithatë, ka disa paqartësi të mëdha: nuk është përcaktuar kur do të ndodhë, si do të përzgjidhen përfituesit, dhe në çfarë formë saktësisht do të jetë pagesa (direkte çek, zbritje në taksa, apo ndryshe) – sekretari i Thesarit, Scott Bessent tha se “dividenti mund të vijë në shumë forma”.
    
    • Gjykata e Lartë e SHBA-së po shqyrton nëse shumë prej tarifave të vendosura nga administrata Trump janë ligjore, duke hedhur hije mbi realizimin e këtij propozimi. 

    • Shuma e mbledhur nga doganat deri tani duket të jetë dukshëm më pak se ajo që do të duhej për të mbuluar një dispozitë të tillë për gjithë popullsinë – analistët vënë në dukje se “matematika nuk del” sipas të dhënave aktuale. 

    • Presidenti theksoi se personat me “të ardhura të larta” nuk përfshihen në këtë plan – por nuk është përcaktuar ku saktësisht bie kufiri i “të ardhurave të larta”.
    
    • Vetë formuli i propozimit duket të jetë pjesë e strategjisë për të forcuar mbështetjen popullore në një kohë kur çështjet ekonomike (si çmimet e larta, inflacioni, tarifat) janë në qendër të vëmendjes politike. 

    • Megjithë entuziazmin në fjalë, ndryshimi në politikë fiskale, veçanërisht një pagese e tillë masive, kërkon aprovim nga Kongresi – gjë që e bën realizimin jo të sigurt.

  • E pabesueshme!! Vajza e Putinit qëndron pas… ZBULOHET QËLLIMI I SAJ!

    Vajza e presidentit rus Vladimir Putin, Katerina Tikhonova, raportohet se qëndron pas një fushate të gjerë që synon rrëzimin e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Mediat perëndimore theksojnë se kjo nismë e papritur ka për qëllim të ndikojë në politikën e jashtme të Kremlinit dhe të forcojë pozitat e brendshme të rrethit të ngushtë të Putinit.

    Burime pranë administratës ruse pretendojnë se Tikhonova po përdor lidhjet e saj në qarqet akademike dhe teknologjike për të mobilizuar figura të reja që e shohin Lavrovin si një pengesë për modernizimin e diplomacisë ruse. Sipas raportimeve, ajo po mbështetet nga disa oligarkë që kanë humbur ndikimin e tyre për shkak të sanksioneve ndërkombëtare.

    Kjo lëvizje shihet si pjesë e një strategjie më të gjerë për ta ristrukturuar hierarkinë e pushtetit në Moskë. Me Lavrovin që ka shërbyer për më shumë se dy dekada në krye të diplomacisë, shumë analistë e shohin këtë fushatë si sinjal të një ndryshimi të afërt në politikën e jashtme ruse.

    Tikhonova, e cila njihet për aktivitetet e saj në fushën e shkencës dhe teknologjisë, ka fituar influencë të konsiderueshme në elitën intelektuale të vendit. Ajo po përdor këtë pozicion për të ndërtuar një rrjet mbështetësish që kërkojnë një imazh më të ri e më progresiv të Rusisë në arenën ndërkombëtare.

    Në qarqet politike të Moskës po qarkullojnë thashetheme se ajo ka pasur disa takime të fshehta me këshilltarë të Putinit, ku është diskutuar mundësia për ta zëvendësuar Lavrovin me një figurë më të re dhe më pranë vizionit të saj.

    Disa analistë e interpretojnë këtë si një përpjekje për ta forcuar trashëgiminë e Putinit, duke përgatitur gradualisht një brez të ri politikanësh që do të ruajnë linjën e tij ideologjike, por me një qasje më moderne ndaj Perëndimit.

    Nga ana tjetër, përkrahësit e Lavrovit e kanë cilësuar këtë fushatë si një tentativë për grusht politik brenda elitës qeverisëse. Ata argumentojnë se përvoja e Lavrovit është e pazëvendësueshme dhe se ndryshimi i tij në këtë moment do të krijonte pasiguri në politikën e jashtme.

    Sipas burimeve të brendshme, Kremlini është i vetëdijshëm për tensionet, por deri tani nuk ka ndërhyrë publikisht. Putin, si zakonisht, po e ndjek situatën në heshtje, duke vlerësuar se si do të ndikojë kjo përplasje në stabilitetin e tij politik.

    Ndërkohë, mediat shtetërore ruse po shmangin çdo raportim të drejtpërdrejtë mbi këtë temë, gjë që tregon se çështja trajtohet me kujdes maksimal nga strukturat e kontrollit të informacionit.

    Në Perëndim, zhvillimet po ndiqen me vëmendje, pasi një ndryshim në diplomacinë ruse mund të ketë ndikim të madh në marrëdhëniet me BE-në dhe SHBA-në, veçanërisht në çështjet që lidhen me Ukrainën dhe sanksionet ekonomike.

    Për shumë analistë, fakti që një anëtare e familjes Putin po ndërhyn në çështje të politikës së jashtme është tregues i përçarjeve të brendshme që po rriten në Kremlin, ndërkohë që lufta në Ukrainë po hyn në një fazë të re.

    Nëse kjo fushatë arrin të përmbushë qëllimin e saj, Rusia mund të përballet me një transformim të thellë në strukturën e saj diplomatike — diçka që do të ndikojë jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe në ekuilibrin e pushtetit brenda vetë regjimit të Putinit.