Elton Ilirjani ka ngritur sërish shqetësimin për gjendjen e këngëtares Parashqevi Simaku, duke thënë se ajo po rrezikon të mbetet përsëri e pastrehë.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Ai deklaroi se në 11 muajt e fundit nuk ka pasur asnjë përmirësim në jetën e artistes, pavarësisht vëmendjes mediatike.
Në intervistën me Blendi Fevziun, Ilirjani tha se Parashqevia nuk po merr trajtimin mjekësor të nevojshëm pas daljes nga spitali.
Sipas tij, gjendja emocionale e artistes është e rënduar, pasi ajo kalon gjithë ditën e izoluar dhe nuk gjen motivim për të vazhduar.
Ilirjani përmendi edhe bindjet e saj të çuditshme, duke thënë se Parashqevia mendon se “inteligjenca artificiale e ka ndarë”, ndonëse ajo realisht është e divorcuar.
Ai theksoi se, përveç fushatës së “GoFundMe” të zhvilluar 11 muaj më parë, këngëtarja nuk ka marrë asnjë ndihmë tjetër konkrete.
Sipas tij, deri tani një person i quajtur Kadri Morina ka paguar akomodimin e saj, por vetëm deri në fund të janarit.
Nga 1 shkurti, sipas Ilirjanit, Parashqevia rrezikon të kthehet në të njëjtën situatë të vështirë, pa strehim dhe pa dokumente.
Ai vuri në dukje se artistes i mungon edhe karta e identitetit, çka e pengon të aplikojë për ndihma ose programe sociale.
Ilirjani tha se përpjekjet e tij personale kanë qenë maksimale, madje ka biseduar edhe me persona që ofruan strehim në Kavajë.
Megjithatë, ai u shpreh se ndihma individuale nuk mjafton dhe se rasti i Parashqevisë kërkon një ndërhyrje të qartë nga institucionet shtetërore.
Sipas Ilirjanit, shteti duhet të ndërhyjë për t’i siguruar artistes trajtim, dokumente identifikimi dhe një zgjidhje afatgjatë të gjendjes së saj.