Dolce është një nga emrat më të përfolur në këtë edicion të Big Brother VIP Kosova. Ajo ka një prani shumë tërheqëse dhe stil provokues që nuk ka kaluar pa u vënë re.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Shumë njerëz e njohin me pseudonimin e saj, por emri i saj i vërtet është Dona, sipas raportimeve të InfoKosova.

Që nga momenti që hyri në shtëpinë e BBVK, ajo tërhoqi vëmendjen e publikut falë pamjes dhe karizmës.

Interesi rreth saj nuk ka qenë vetëm publik — edhe një tjetër banor, Eduard Kuci, ka nisur një lidhje romantike me të.

Kjo romancë po zhvillohet live dhe ka bërë që Dolce të jetë një nga figurat më të komentuar brenda shtëpisë.

Por ambiciet e Donës (“Dolce”) nuk mbarojnë me Big Brother në Kosovë. Ajo është gati për një hap ndërkombëtar në karrierë.

Sipas raportimeve, të premten ajo do të transferohet në versionin italian të reality-show-t, “Grande Fratello”.

Ky lëvizje konsiderohet si bashkëpunim ndërmjet tregut televiziv shqiptar dhe atij italian, duke sjellë emra nga dy shtete në të njëjtin format.

Me pamjen e saj modeluese dhe personalitetin e drejtpërdrejtë, Dolce duket se po përgatitet për të impresionuar të njëjtin publik edhe jashtë Kosovës.

Ka pritshmëri që ajo të shkëlqejë edhe në skenën televizive italiane, ashtu siç ka bërë me atë kosovare.

Në këtë moment, është e qartë se Dona “Dolce” po jeton një vit të madh, me mundësi të reja dhe përfitime nga ekspozimi ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *