Procesi i numërimit të votave në Mitrovicën e Jugut është ndërprerë pas raportimeve për parregullsi serioze.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Sipas burimeve të Nacionale, prokurori Shpëtim Peci kishte kërkuar që numërimi të vazhdonte, por komisionerët dhe vëzhguesit e kundërshtuan këtë vendim.
Pas situatës së tensionuar, në Qendrën e Numërimit mbërriti edhe kryeprokurori për të parë gjendjen nga afër.
Ndërprerja erdhi pasi u dyshua se disa fletëvotime mund të jenë të parregullta.
Pamjet e siguruara nga mediat tregojnë fletëvotime që nuk kanë numrat serikë që përputhen me qendrën përkatëse të votimit.
Punonjësit në terren raportuan se janë identifikuar mbi 20 raste të tilla të dyshimta.
Nacionale kërkoi informacione shtesë nga Prokuroria, por nuk ka ende një përgjigje zyrtare.
Më herët, PDK-ja në Mitrovicë kishte akuzuar për “inxhiniering të organizuar zgjedhor”.
Ata pretenduan se disa vendvotime janë lëvizur nga një klasë në tjetrën, duke krijuar konfuzion.
PDK-ja raportoi gjithashtu se janë gjetur fletëvotime me numra serikë që nuk përputhen me vendvotimet.
Sipas Jahir Sumiqit, nga 35 kuti të numëruara, mbi 20 vendvotime kanë pasur lëvizje të dyshimta.
Ai theksoi se situata përbën parregullsi të jashtëzakonshme dhe kërkon hetim të plotë.