-Rik Buneci, një nga zërat më të pastër e të dashur të muzikës popullore shqiptare, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare, duke lënë pas një boshllëk të madh në artin qytetar tiranas.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Ai do të mbahet mend si një njeri i qetë, një qytetar shembullor, një baba e gjysh i përkushtuar, por mbi të gjitha si një artist i cili me zërin dhe fizarmonikën e tij solli këngët e Tiranës në çdo shtëpi shqiptare.

-Për shumë artdashës, Buneci ishte simboli i muzikës popullore tiranase. Tingujt e tij të ëmbël do të mbeten përgjithmonë një kujtim i gjallë për ata që patën fatin ta dëgjonin qoftë edhe një herë.

Ai njihej për pasionin e pakompromis që nuk e ndali as në moshë të thyer. Zëri i tij i veçantë vazhdonte të jehonte, duke rrëmbyer zemrat e publikut.

Shpesh e gjeje në rrugën “Myslym Shyrri”, ku tingujt e fizarmonikës së tij mbushnin ajrin dhe i bënin njerëzit të ndaleshin për të shijuar artin e pastër popullor.

Largimi i tij është një humbje e madhe për familjen dhe për komunitetin artistik. Ai do të kujtohet si një figurë që i dha shumë kulturës shqiptare dhe Tiranës së tij të dashur.

Për kolegët dhe miqtë e tij, Buneci ishte një frymëzim dhe një shembull i përkushtimit ndaj artit dhe jetës.

Vdekja e tij ka lënë pas një hidhërim të thellë tek të afërmit, por edhe tek qytetarët që e konsideronin si një pasuri kombëtare.

Artistët e brezave të rinj do ta kujtojnë si një udhërrëfyes që u tregoi se arti i vërtetë buron nga shpirti dhe dashuria për kulturën.

Ceremonia mortore do të mbahet ditën e nesërme në orën 11:00, në ambientet e “Funeral Home Alba2000” në rrugën e Durrësit.

Ndërsa të enjten, po në orën 11:00, Rik Buneci do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e “Tufinës”, aty ku do të prehet përgjithmonë.

Trashëgimia e tij artistike do të mbetet përjetë në kujtesën e qytetarëve dhe në zemrat e të gjithë atyre që e deshën muzikën popullore tiranase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *