Xheneta Fetahu ka ndarë një rrëfim personal në emisionin “Trotuar”, duke zbuluar për herë të parë një moment të papritur nga jeta e saj private.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Ajo tregoi se ka marrë një propozim për martesë, por që në fund e ka refuzuar.
Në studio, Xheneta solli edhe unazën që u bë pjesë e shumë komenteve në rrjetet sociale gjatë javëve të fundit.
Moderatorja Nevina Shtylla e pyeti pse nuk e kishte pranuar propozimin dhe pse unaza nuk gjendej në gishtin e saj.
Xheneta u përgjigj me sinqeritet duke thënë: “Nuk ka qenë çështje guri, por personi”.
Ajo shtoi se nuk kishte rëndësi madhësia e unazës, por fakti se nuk vinte nga njeriu i duhur.
Në bisedë ajo tregoi se kishte premtuar ta sillte unazën në studio, dhe e mbajti premtimin.
Xheneta theksoi se nëse unaza do të ishte dhuratë nga i dashuri i saj aktual, ajo nuk do të kishte hezituar ta pranonte.
Ajo madje zbuloi me humor se i dashuri i saj i kishte hequr “bllokun” në rrjete sociale që nga java e kaluar.
Kur u pyet nëse refuzimi kishte ndikuar në marrëdhënien e saj aktuale, Xheneta qartësoi se kjo unazë nuk kishte lidhje me partnerin që është sot pranë saj.
Ajo pranoi se ndonjëherë deklaratat e saj publike shkaktojnë keqkuptime, por nuk ishin arsyeja e refuzimit të propozimit.
Rrëfimi i saj u prit me interes dhe humor në studio, duke hapur edhe një bisedë më të gjerë mbi dashurinë, pritshmëritë dhe zgjedhjet personale.