Burime të besueshme të Sinjalit kanë bërë të ditur se më 22 korrik 2025 janë arrestuar Meriton dhe Rinor Mjekiqi.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Arrestimi lidhet me një rast të lëndimit të rëndë trupor që dyshohet të ketë ndodhur më 11 korrik 2025.

Sipas informatave, të dyshuarit kishin qenë në arrati që nga data e incidentit.

Pas një periudhe në arrati, ata janë paraqitur vullnetarisht në Stacionin Policor në Obiliq.

Paraqitja është bërë rreth orës 15:00 dhe në prezencë të avokatëve të tyre mbrojtës.

Pas dorëzimit, të dy janë intervistuar nga hetuesit policorë në kuadër të procedurave hetimore.

Ngjarja për të cilën ata dyshohen përfshin një përleshje fizike të ndodhur më 11 korrik.

Si pasojë e incidentit, personi i quajtur Egzon Grajqevci ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Rasti ka marrë vëmendje për shkak të emrave të përfshirë dhe natyrës së dhunshme të ngjarjes.

Pas intervistimit të Meritonit dhe Rinorit, është përfshirë edhe Prokurori i Shtetit në vendimmarrje.

Prokurori ka vendosur që ndaj tyre të shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.

Vendimi është marrë në kuadër të procedurës së zakonshme hetimore për raste të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *