Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka konfirmuar publikisht se është drejt hapit të madh të martesës me partneren e tij, Kejsin. Këtë e bëri të ditur në një intervistë në emisionin “Jo veç kullera” nga Andale Media.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Gjatë intervistës, Stresi tregoi një anë të ndjeshme dhe romantike, duke thënë se martesa është shumë afër dhe mund të ndodhë më shpejt nga sa mendohet. Ai foli me dashuri për Kejsin dhe emocionet që ndan me të.

Në një moment live, ai e telefonoi Kejsin dhe i këndoi disa vargje nga kënga e tij e re, duke e quajtur përkëdhelshëm “e bukura ime”. Ky moment u prit me shumë emocion nga ndjekësit.

Stresi gjithashtu tregoi një histori interesante nga e kaluara, kur kishte përdorur dokumente false franceze për të udhëtuar në Kanada dhe për të takuar Kejsin. Një gjest që tregon sa shumë ka bërë për këtë lidhje.

Ai pranoi se gjatë xhirimeve të fundit të klipit të tij ishte ndjerë pak xheloz kur dikush nga stafi i afrohej Kejsit, por shtoi me sportivitet se tashmë e ka reflektuar këtë ndjenjë.

Kur u pyet për fëmijët, Stresi u përgjigj me humor se kur të nisë, do ta “fillojë me breshëri”. Deklaratat e tij kanë tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale dhe kanë ngjallur shumë reagime pozitive nga fansat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *