Meteorologu párálajmëron, ja kur priten reshjet e shiut!

Meteorologu i MeteoAlb, Hakil Osmani, ka dhënë parashikimin e motit për fundjavën dhe për javët e para të muajit tetor.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Sipas Osmanit, fundjava pritet të jetë kryesisht e qëndrueshme, me intervale të gjata me diell dhe temperatura që do të shënojnë rritje gjatë ditës.

Në orët e para të mëngjesit, temperaturat në zonat malore pritet të jenë më të ulëta, ndërsa gjatë ditës do të ketë një rritje të ndjeshme të vlerave termike.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale në qytetet e zonave malore pritet të luhaten rreth 8-9°C, ndërsa në ultësirën perëndimore ato do të variojnë nga 13 deri në 17°C.

Në zonat përgjatë vijës bregdetare, temperaturat minimale në orët e para të mëngjesit mund të arrijnë deri në 17-18°C.

Gjatë mesditës, temperaturat pritet të rriten ndjeshëm, me maksimumet gjatë fundjavës që parashikohet të arrijnë në 27-28°C.

Meteorologu ka theksuar se kushtet atmosferike do të jenë të përshtatshme edhe për ata që planifikojnë të pushojnë në zonat bregdetare, veçanërisht nga ora 10:00 deri rreth orës 15:00-16:00.

Pjesa më e madhe e ditës do të karakterizohet nga intervale të gjata me diell. Gjatë pasdites mund të ketë kalime të lehta vranësirash, kryesisht në zonat malore, por nuk priten reshje.

Sa i përket muajit tetor, Osmani tha se temperaturat në 15-ditëshin e parë pritet të jenë përgjithësisht pranë vlerave normale për këtë periudhë.

Megjithatë, sipas tij, temperaturat e mëngjesit mund të jenë rreth 1.5°C mbi vlerat normale, ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet një rritje e mëtejshme e temperaturave minimale.

Në lidhje me reshjet, meteorologu tha se gjatë 15 ditëve të para të tetorit priten vetëm një ose dy episode me shtim të vranësirave dhe reshje shiu.

Një prej këtyre episodeve pritet të ndodhë gjatë fundjavës së ardhshme, kur mund të ketë vranësira më të dendura dhe reshje më të forta. Megjithatë, pjesa më e madhe e gjysmës së parë të tetorit pritet të karakterizohet nga temperatura mbi normën dhe më shumë ditë me diell.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *