I FUNDIT, GJENDET I VDEKUR POLITIKANI I NJOHUR, DETAJET E RÊNDA

Trupi i Barry Christian, kandidat republikan për Senat, u gjet të enjten në një zonë rurale pranë Erick, Oklahoma, vetëm dy ditë pasi ishte raportuar i zhdukur nga familja dhe stafi i tij.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Sipas autoriteteve, Christian, 54 vjeç, ishte parë për herë të fundit duke drejtuar kamionin e tij të tipit Ram 2024, përpara se të humbiste kontaktet dhe të mos paraqitej në një takim të planifikuar.

Oklahoma State Bureau of Investigation konfirmoi se automjeti u gjet pranë Autostradës 30, afër Sandy Sanders Wildlife Management Area. Vendndodhja e vështirë, pranë një përroi, ka komplikuar procesin e nxjerrjes dhe identifikimit të trupit.

Fushata e tij reagoi përmes medias lokale KOCO-TV, duke shprehur dhimbje të thellë për humbjen. Vajza e tij, Brooklyn, kërkoi nga publiku respekt dhe maturi në këtë moment të vështirë për familjen.

“Bota jonë është përmbysur. Ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, prandaj ju lutem trajtojeni trashëgiminë e tij me dinjitet,” u shpreh ajo në një deklaratë emocionale.

Rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta dhe hetimet janë në zhvillim. Autoritetet kanë nisur një kontroll të plotë të zonës përreth, ku është gjetur edhe një pankartë e fushatës e hedhur në tokë.

Christian ishte një kandidat konservator që kishte premtuar të mbështeste politika tradicionale dhe të ishte në linjë me agjendën e Donald Trump nëse do të zgjidhej në Senat.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje dhe ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin më shumë detaje mbi këtë rast.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *